Kovaçevski–Varheji: Tani është momenti për zhbllokimin e integrimeve europiane

    -Tani është momenti për zhbllokimin e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që në të kundërtën mund të mbetet edhe një periudhë e gjatë, e kjo nuk është në favor të asnjë pale, këtë në takim të Qeverisë e konstatuan kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe eurokomisari për zgjerimin dhe politikë fqinjësore Oliver Varheji, i cili sot është për vizitë në Shkup.

    Siç kumtoi shërbimi për informim pres shërbimi, Kovaçevski dhe Varheji, gjithashtu, u pajtuan se integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të rajonit janë nevojë e shteteve në korniza rajonale, por edhe i vetë Bashkimit Evropian.

    Kovaçevski theksoi se ai mbetet i përkushtuar vetëm në parimet e respektimit të vlerave evropiane dhe në bisedime të bazuara në respekt dhe dinjitet, për çka janë pajtuar me kryeministrin Petkov gjatë vendosjes së dialogut dhe pret marrëdhënie në këtë bazë.

    “Shteti ynë i përmbushi kërkesat e tij dhe vazhdon të veprojë plotësisht në linjë të politikave të Bashkimit Evropian, me çka edhe një herë dëshmoi se është partner dinjitoz i shteteve evropiane dhe meriton mbajtje përfundimtare të konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në”, tha kryeministri Kovaçevski.

    Kovaçevski dhe Varheji biseduan edhe për çështje aktuale në lidhje me sfidat nga lufta në Ukrainë dhe për perspektivat evropiane të rajonit.

    Varheji realizoi takim edhe me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në Sekretariatin për Çështje Evropiane, ndërsa do të takohet edhe me shefin e diplomacisë Bujar Osmani, si dhe me përfaqësues të partive politike.

    Eurokomisari Varheji para takimit të sotëm në Shkup, dje nga Sofja dërgoi porosi që çështja për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE të zgjidhet deri në qershor të këtij viti. Ai shprehu dëshpërim të thellë që ende po bisedohet për këtë çështje.

    Lajmi Paraprak

    Bekteshi: Nuk është ndërprerë furnizimi me gaz, kemi alternativa

    Lajmi i rradhës

    Si të ulim tensionin e gjakut me mënyra natyrale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë