Kovaçevski zyrtarisht mandatar i ri

    Presidenti Stevo Pendarovski sot ia dorëzoi mandatin për përbërjen e qeverisë së re liderit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.  Kovaçevski menjëherë pasi mori mandatin, deklaroi se Qeverinë e re e presin shumë sfida. Megjithatë u shpreh optimist se do të bëjë përpjekje të mëdha për të kthyer besimin e qytetarëve në institucionet e vendit.

    “Për mua paraqet nder dhe përgjegjësi marrja e mandatit për formimin e qeverisë së re. Duhet tu përgjigjemi sfidave që na presim. Po jetojmë në kohë të vështira, kohë të krizave të përcjella me shumë turbulenca. Këto kohëra kërkojnë njerëz të fortë, të përkushtuar të cilët do të bartin përgjegjësi për tejkalimin e këtyre barrikadave.  Përcaktimi imë është që ta kthejmë besimi e qytetarëve tek institucionet dhe politika. Çdo minuta nga koha jonë do t’ua përkushtojmë problemeve me të cilat përballen qytetarët, probleme për të cilat çdo ditë flasin, a ato janë pasiguria ekonomike dhe standardi jetësorë”, tha Kovaçevski.

    Qytetarët, shtoi ai, kërkojnë prosperitet dhe se qeveria e re duhet të dëshmojë se këtë mund ta arrijmë.

    “Vendi jonë është i vogël dhe nuk duhet të lejojmë përçarje politike, ata i shkaktojnë dëme të madh zhvillimit. Duhet t’i tejkalojmë dallimet dhe të bashkohemi rreth prioriteteve. Qytetarët kërkojnë besim dhe prosperitet”, tha Kovaçeski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kasami: Komuna e Tetovës përballet me probleme të shumta

    Lajmi i rradhës

    Sela: Alternativa mori vota me Aleancën për ta dërguar BDI-në në opozitë, e jo ta mbajë në pushtet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë