Sela: Alternativa mori vota me Aleancën për ta dërguar BDI-në në opozitë, e jo ta mbajë në pushtet

    Kryetari i ASh-së Ziadin Sela në lidhje për mandatarin e ri, Dimitar Kovaçevski ka hedhur një sërë kritikash. Sipas Selës, fjala e Zaevit është fjalë e thënë para opinionit, ai ose duhet të shkojë deri në fund të mandatit ose të shpall zgjedhje të parakohshme, Ali Ahmeti dhe BDI nuk kanë po ashtu legjitimitet që të jenë pjesë e kësaj Qeverie, njofton Nistori.

    “Erdhën me premtimin se do të bëjnë kryeministër shqiptarë dhe për së dyti herë votojnë kryeministër maqedonas të parin Zoran Zaevin, tani Kovaçevskin e votojnë. Pse nuk e votojnë Naser Ziberin, ky është momenti. Parti politike e cila 100 ditët e parë nuk i mban premtimet kryesore që i jep, nga ai moment e humb legjitimitetin. Andaj them se nuk ka legjitimitet.

    Sela nuk la pa e përmendur edhe ish-partnerin e koalicionit, Afrim Gashin dhe Alternativën, ku poashtu theksoi se Gashi nuk ka legjitimitet për shkak se kanë marrë vota opozitare, vota anti-pushtet bashkë me Selën dhe ASh. Ky koalicion mori vota që të sjellin ndryshim tek shoqëria shqiptare dhe ta dërgoj BDI-në në opozitë e jo ta mbajë në pushtet. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski zyrtarisht mandatar i ri

    Lajmi i rradhës

    Postimi në Facebook keqpërdor një deklaratë të Dr. Panovskit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë