Kovaçki: Zgjedhjet parlamentare janë zgjidhje për krizën politike

    Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki në konferencë për shtyp tha se vetëm zgjedhjet e shpejta janë zgjidhja për këtë krizë politike.

    “Dje Zaev duhej të kidnapojë deputet për një periudhë të caktuar vetëm për ta vazhduar mandatin dhe mundësinë për vjedhje. Me mjete jodemokratike është bërë presion ndaj deputetëve të opozitës që vendosën nënshkrim për rrëzimin e qeverisë së Zaev”, tha Kovaçki.

    Sipas tij, për më shumë se 10 orë deputeti Kastriot Rexhepi nuk ka qenë i qasshëm për opinionin, bashkëpartiakët dhe anëtarët e familjes.

    “Disa media njoftuan se ai gjatë gjithë kohës ka qenë në selinë e një partie në pushtet. Nga dje kjo qeveri është e vemtja që nuk ka shumicë dhe ka vetëm 59 deputetë. Kjo qeveri është arsyeja për menaxhimin me Covid-19 dhe kemi vdekjen më të madhe në Evropë”, tha Kovaçki.

    Lajmi Paraprak

    Filipçe: Nuk do të ketë rekomandime për masa të reja kufizuese

    Lajmi i rradhës

    RMV, për një muaj shpenzimet minimale janë rritur për 200 denarë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë