RMV, për një muaj shpenzimet minimale janë rritur për 200 denarë

    Shpenzimet minimale për një familje katëranëtarëshe në tetor janë rritur për 200 denarë në krahasim me shtatorin, tregojnë të dhënat e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), e cila çdo muaj e përpunon për shportën sindikale të konsumit.

    Sipas këtyre të dhënave, shporta minimale sindikale në tetor arrin 34.584 denarë.  Ushqimi merr pjesë me 42,7 për qind në strukturën e përgjithshme të shportës ose për ushqim dhe pije nevojiteshin 14.779 denarë. Për shpenzimet e regjisë nevojiteshin të paktën 10.879 denarë, ndërsa për higjienë 2.390 denarë.

    “Për shkak të rritjes evidente të çmimeve,   është e qartë se na duhet rritje e pagave me të cilat ne si punëtorë pa u shqetësuar për ekzistencën tonë do të mund t’i mundësojmë të paktën shpenzimet në lartësi të një shporte sindikale të konsumit. Prandaj,  bëjmë apel të pranohen vërejtjet e sindikatave lidhur me rritjen e pagave që mos vazhdojnë trendi i varfërimit të qytetarëve”, thonë nga Sindikata.

    Nga LSM vlerësojnë se është e arsyeshme kërkesa për rritjen e pagës minimale në 18.000 denarë dhe rritje lineare të pagave të tjera.

    Lajmi Paraprak

    Kovaçki: Zgjedhjet parlamentare janë zgjidhje për krizën politike

    Lajmi i rradhës

    Kompania e hekurudhave të RMV-së hesht përballë problematikës së qarkullimit të trenave për Kërçovë, Koçan dhe Prishtinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë