Krasniqi: PDK mbështetë dialogun si mekanizëm për arritjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë, Përfaqësuesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

    Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi njoftoi se me Escobar e Lajçak kanë diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe për rolin e PDK-së karshi këtyre zhvillimeve si udhëheqëse e opozitës në vend.

    “PDK mbështetë dialogun si mekanizëm për arritjen e marrëveshjes finale gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron njohjen e ndërsjellë, pa cenuar sovranitetin shtetëror, intergritetin territorial dhe rendin kushtetues.”, shkruan Krasniqi.

    Lajmi Paraprak

    VMRO-DPMNE reagon pas videos së Ahmetit: Agjenda e gjelbër u shpik për ta mbuluar BDI-në kur vjedh nga qytetarët

    Lajmi i rradhës

    Shqipëria dhe Kosova me përqindjen më të lartë të familjeve që vuajnë nga varfëria energjetike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë