Kredi të reklamuara, shpenzime të fshehura – si i mashtruan klientët shoqëritë financiare në RMV

    Shoqëritë financiare përdorën praktika mashtruese tregtare në reklamimin e shërbimeve të tyre financiare, në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit, zbuloi Ministria e Financave pas kryerjes së një inspektimi të operacioneve të tyre.

    Kompanitë reklamonin kredi me 0% interes, megjithëse marrëveshja e kredisë parashikonte kosto të tjera shtesë. U gjetën gjithashtu parregullsi në lidhje me reklamimin e shërbimeve financiare nën marka pa specifikuar kompaninë financiare që ofronte shërbimin specifik, më pas përdorimin e faqeve të shumta të internetit nga e njëjta kompani financiare, si dhe përdorimin e një emri kompanie në ambientet e biznesit të ndryshëm nga emri i specifikuar në licencën e operimit të kompanisë financiare.

    “Ministria e Financave u ka urdhëruar të gjitha shoqërive financiare në të cilat ka gjetur parregullsi të heqin të gjitha reklamat dhe tabelat në ambientet e biznesit që mund të mashtrojnë qytetarët. Përndryshe, Ministria e Financave do të marrë masat e disponueshme për të mbrojtur qytetarët si përdorues të shërbimeve financiare”, informoi Ministria.

    Ata theksojnë se shoqëritë financiare janë të detyruara të përdorin ekskluzivisht emrin në përputhje me licencën e operimit të lëshuar nga Ministria e Financave, si dhe të përdorin një faqe interneti që tregon qartë se për cilën kompani financiare bëhet fjalë. Sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, një praktikë e caktuar tregtare konsiderohet mashtruese nëse përmbajtjes i mungojnë informacione të rëndësishme që konsumatorit i nevojiten për të marrë një vendim të saktë.

    Lajmi Paraprak

    Loja e gjatë

    Lajmi i rradhës

    “Qyteti i Sigurt” mbetet në fuqi, Gjykata Kushtetuese rrëzoi nismat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë