Kreditë me probleme ngelen ndër më të lartët në rajon

    Maqedonia e Veriut ende vazhdon të ketë një ndër nivelet më të larta të raportit të kredive me probleme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Të dhënat krahasuese nga “Nisma e Vjenës”, projekt i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), tregojnë se, pavarësisht tendencës pozitive të viteve të fundit, raporti i kredive me probleme në Maqedonia në fund të vitit të kaluar ishte e katërta në rajon, pas Bosnjës dhe Kosovës, në ndërkohë, Shqipëria kryeson vendin e parë me kredi problematike. Në fund të vitit të kaluar, raporti i kredive me probleme në Maqedoni ishte 2.7%, me një rënie prej 0.1% nga viti paraprak. Shqipëria kishte raport prej 4.7%, me një rënie prej rreth 0.3 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Mali i Zi mbante nivelin më të lartë në rajon, me një raport të kredive me probleme të raportuar pranë nivelit 5.8%. Vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor e kishin këtë tregues në nivele ndjeshëm më të ulëta. Në Bosnje-Hercegovinë ky raport ishte në nivelin 3.8%, në Serbia 3.2% dhe në Kosovë dhe 2.5%.

    Shqipëria ishte ndër vendet ku ky raport vitin e kaluar shfaqi një tendencë pozitive, me një rënie prej 0.3 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Edhe në Bosnje-Hercegovinë ky raport ra me 0.7 pikë përqindje, në Malin e Zi me 0.6 pikë përqindje dhe në Maqedoninë e Veriut me 0.1 pikë përqindje. Ky tregues shënoi rritje vetëm në Serbi, me 0.2 pikë përqindje, ndërsa për Kosovën raporti i kredive me probleme ishte në nivele të ngjashme me një vit më parë.

    Në fakt, viti 2023 parashikohej si një vit delikat, për shkak se rritje e normave të interesit dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike mund të reflektohej në një rënie të aftësisë paguese të huamarrësve në vendet e rajonit. Por, në përgjithësi – tendencat e raportit të kredive me probleme ka qenë pozitive, duke përfshirë edhe vendin tonë, pavarësisht se Maqedonia ka ende një nga nivelet më të larta në rajon.

    Sipas vlerësimeve paraprake të institucioneve financiare në vend, ekonomia e Maqedonisë u rrit me 2.7% vitin e kaluar. Goditja inflacioniste dhe rritja e normave të interesit ka sjellë ngadalësim të rritjes ekonomike nga niveli prej 4.8% i vitit 2022, por sidoqoftë ritmet e rritjes së ekonomisë ngelen të mira në raport me shumicën e vendeve të Bashkimit Europian dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

    Një ndikim të rëndësishëm në mbajtjen nën kontroll të raportit të kredive me probleme besohet se e ka dhënë rritja e vogël e normave të interesit nga Banka Popullore e Maqedonisë gjatë vitit të kaluar, por edhe mbajtja stabil e denarit në kursin e këmbimit.

    Banka Popullore e Maqedonisë e rriti normën bazë të interesit vetëm dy herë në 2023 dhe niveli prej 3.25% ishte ndër më të ulëtit në Europë, larg prej normave të aplikuara nga bankat qendrore në Europë dhe në rajon. Kjo bëri që normat e interesit të kredive të qëndronin në nivele të ulëta, madje duke e korrigjuar në një masë të madhe rritjen e fortë të fundit të vitit 2022. Një faktor tjetër që vlerësohet të ketë ndikuar pozitivisht ecurinë e kredive me probleme është mbajtja stabil e denariy në kursin e këmbimit valutor, duke ulur koston e huave në valutë të huaj për kredimarrësit me të ardhura në denarë. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    RMV, studentët refuzojnë punën sezonale

    Lajmi i rradhës

    AUV largon nga tregu 8.7 tonë ushqim të pasigurt

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë