VMRO-DPMNE: Tradhtari Kovaçevski po e shtyn propozimin për bullgarizim kundër vullnetit të popullit

    Tradhtari Kovaçevski do të hyjë në burg për atë që po i bën Maqedonisë dhe popullit, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

    “Tradhtari Kovaçevski po e shtyn propozimin për bullgarizim kundër vullnetit të popullit. Ai kërkon të përfshijë në tradhtinë e tij edhe deputetët e LSDM-së, të cilët duhet të votojnë informacionin në Kuvend. Tradhtari Kovaçevski po injoron njerëzit që çdo ditë dalin në rrugë dhe i thonë JO ultimatumit, JO bullgarizimit.Tradhtari Kovaçevski është gati të sakrifikojë gjuhën, historinë dhe identitetin.Qeveria me vetëdije po e poshtëron shtetin, dhe sakrificën e popullit në Luftën e Dytë Botërore dhe popullit të Ilindenit, kur ishim në anën e duhur të historisë. Kovaçevski dëshiron të retushojë historinë”, thuhet në kumteson e VMRO-DPMNE-së.

    Nga atz shtojnë se Ai do të mbajë përgjegjësi për këtë qëndrim të tradhtarit ndaj shtetit dhe popullit dhe se ai duhet ta dijë se do të jetë përgjegjës për të gjitha krimet që ka bërë.

    Lajmi Paraprak

    Arrestohet edhe një person tjetër nga incidenti në sheshin “Skënderbeu” në Shkup

    Lajmi i rradhës

    Taravari: Ali Ahmeti manipulohet nga Artan Grubi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë