Kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu: Ramazani, muaji që flet për rëndësinë e diturisë, mirësisë, paqes, humanizmit dhe afrimit me njëri-tjetrin

    Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu ka uruar besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të Ramazanit. Kreu i BFI-së Shaqir Fetahu ne mesazhin e tij foli për përfitimet e agjërimit në këtë muaj të shenjtë.

    Ai tha se mirësia, paqja, humanizmi, afrimi me njëri tjetrin, ngritja e moralit në shoqëri dhe nxënia e diturisë, janë disa nga mesazhet që ky muaj i përcjell, që janë shumë të rëndësishme për kohën në të cilën jetojmë.

    Fetahu uroi që në këtë muaj të ketë kthim në vlerat e vërteta njerëzore, të mbizotërojë paqja, respekti dhe toleranca ndaj bashkëqytetarëve, pa dallim përkatësisë etnike e fetare.

    “Mesazh tejet i nevojshëm për kohën ku jetojmë, që Ramazani e përçon në shoqërinë tonë është mesazhi i paqes, mirësisë dhe humanizmit. Ky mesazh, reflektohet përmes solidaritetit dhe bamirësisë ndaj njerëzve në nevojë, sepse duke mos ngrënë e mos pirë, më së miri e kuptojmë se ç’do të thotë të jesh i uritur dhe të jesh skamnor.

    Përmes këtij mesazhi krijohen ura lidhëse mes të pasurve dhe të varfërve, dhe ngjall dashuri dhe simpati në zemrat e njerëzve”, deklaroi Shaqir Fetahu.

    Lajmi Paraprak

    Krerët e komunave të Kosovës dhe Shqipërisë vizitë në Tetovë, Kasami: Në këtë mënyrë të rinjtë e të tre shteteve do të njohin më afër vendet e tyre fqinje

    Lajmi i rradhës

    RMV, zjarrfikësit kërkojnë të drejtat e tyre në gjykatë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë