RMV, zjarrfikësit kërkojnë të drejtat e tyre në gjykatë

    Shoqata e zjarrfikësve në vendin tonë, ku marrin pjesë edhe shoqatat e zjarrfikësve të Dibrës, tanimë një kohë të gjatë ka probleme me pagesat plotësuese të rrogave, por edhe të drejtat e tyre të tjera për angazhimin me punë për tre vite edhe atë 2019, 2020 dhe 2021. Duke marrë parasysh, siç thonë përfaqësuesit e shoqatës në Dibër, për mos respektimin e ligjit të marrëdhënieve në punë, ata së bashku me shoqatat të tjera në vend këtë të drejtë e kërkojnë nëpërmjet institucioneve gjyqësore.

    Për problemin në fjalë është diskutuar edhe në Këshillin e komunës Dibër ku këshilltarët janë informuar nga Komisari i njësisë antizjarr, Xhetan Miftaroski për situatën dhe kërkesat e zjarrfikësve.
    Në një nga seancat, edhe kryetari i Dibrës Hekuran Duka ka theksuar se të punësuarit në këtë njësi normalisht është që të drejtat ti kërkojnë edhe në institucionet gjyqësore. Përfaqësuesi i kësaj njësie duke dhënë sqarime rreth problemit, potencoi se bëhet fjalë për një periudhë ku jo vetëm njësia antizjarr në Dibër, por edhe njësit në vendin tonë kanë patur angazhime plotësuese. Bëhet fjalë për periudhë tre vjeçare në të cilën dominonte pandemia Kovid 19 dhe angazhimi maksimal dhe plotësues i zjarrfikësve. Ata, sipas tij, kanë angazhuar edhe avokat për të mbrojtur interesat që dalin nga ligji për marrëdhënie të punës.

    Sa i takon njësisë antizjarr në Dibër, ajo ka dhënë një kontribut shumë të madh e veçmas gjatë kohës së pandemisë. Shtabi i krizës angazhoi këtë njësi në përputhje me normat ligjore edhe për realizimin të dezinfektimeve, pastrimin e rrugëve dhe ndërtesave dhe aktivitete plotësuese që kishin të bëjnë me mbrojtjen të popullatës nga virusi Kovid 19. Të gjithë të punësuarit në njësinë e zjarrfikësve në Dibër ishin heronj të vërtet të kësaj kohe. Ata në asnjë moment nuk lanë pas dore angazhimin e tyre shembullor. Edhe sot kur pandemia më nuk ekziston, kjo njësi e cila numëron 14 zjarrfikës me sukses në çdo moment shuan zjarret dhe bën intervenimet teknike jo vetëm në Dibër por edhe në komunat Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë. Është një njësi shembullore dhe të punësuarit me të drejtë kërkojnë ajo që u takon me ligj. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu: Ramazani, muaji që flet për rëndësinë e diturisë, mirësisë, paqes, humanizmit dhe afrimit me njëri-tjetrin

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët kundër ngrirjes së çmimeve, vendimi i qeverisë në RMV pa asnjë efekt

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë