Kreu i Strugës akuzon gazetarët: Punojnë për opozitën

    Kryetari i Komunës së Strugës edhe sot hyri në konflikt me gazetarët. Ky është incidenti i dytë i Merkos në më pak se një muaj. Pasi kohë më parë i sulmoi verbalisht se janë të pashkolluar, sot ai gazetarët i akuzoi se punojnë për opozitën.

    Kryetar, a mendoni se këto akuza që vijnë nga Aleanca janë në prag të zgjedhjeve lokale?
    “E di që edhe ti je me Aleancën dhe pyetja jote nuk shkon këtu”, tha Merko.

    Me sulmin verbal ndaj gazetarëve, Merko iu shmang përgjigjes ndaj akuzave të opozitës se në autokampin Livadishtë ai dhe njerëzit e tij të afërt ndërtojnë objekte të paligjshme.

    Opozita ka të drejtë të kritikojë dhe të shpikë. Ne nuk biem pre e shpikjeve të tilla. Do e pyesni drejtorin, çfarë di unë për atje. Ajo është pronë e ELEM dhe agjencisë Elems Tours, do t’i pyesni dhe do t’ju tregojnë – deklaroi Ramiz Merko, kryetar i Komunës së Strugës.

    Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Sela, përmes Facebook-ut i bëri thirrje Qeverisë menjëherë t’i ndalojë ndërtimet e paligjshme, ndërsa inspektorati dhe prokuroria të marrin masa ndaj porositësve. Alsat dje ishte në autokampin Livadishtë. Në pesë parcela, ndërtimi i objekteve pranë liqenit është në fazë të avancuar. Nga Elektranat që janë pronarë të tokës thonë se bëhet fjalë për objekte të përkohshme që pronarët e kampeve i ndërtojnë për t’i mbrojtur kampet nga moti i keq. Ata nuk thanë se kush janë pronarët e kampeve, përkatësisht kush po ndërton, por thanë se nuk ka ndonjë dëshmi që kryetari i Komunës së Strugës ka lidhur ndonjë marrëveshje për marrjen me qira të tokës në autokampin Livadishtë./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    LSDM-ja shpreson në zhbllokim e Ligjit të Shtetësisë

    Lajmi i rradhës

    “Tortura”, Prokuroria nuk ofroi prova të reja kundër Mijallkovit dhe pjesëtarëve të njësitit Alfa

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë