LSDM-ja shpreson në zhbllokim e Ligjit të Shtetësisë

    LSDM-ja akoma shpreson në mirëkuptimin e partive opozitare maqedonase për të zhbllokuar propozim-Ligjin e Shtetësisë. Ndonëse opozita shqiptare paralajmëron bllokadë totale, Socialdemokratët besojnë se ende ka hapësirë për mirëkuptim. Sipas LSDM-së, kryeneçësia e VMRO-DPMNE-së dhe të Majtës ka zgjidhje, por si fillim duhet harxhuar të gjitha opsionet e mundshme në Kuvend.

    Propozim-Ligji i Shtetësisë është bllokuar nga “E Majta” dhe VMRO-DPMNE-ja me amendamente dhe vërejtje procedurale gjatë shqyrtimit. Do të tentohet të negociohet në kuadër të grupeve parlamentare dhe subjekteve politike me qëllim zhbllokimin e propozim-Ligjit të Shtetësisë – tha Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së.

    Ditë më parë, opozita shqiptare alarmoi për kthimin e bllokadës në Kuvend, derisa propozim-Ligji i Shtetësisë mbetet pezull në Kuvend. Jo zyrtarisht zgjidhja do të gjendet përmes propozimit të ri me yll Evropian nga Qeveria, por një gjë e tillë sipas burimeve nga palët e përfshira në proces do të duhet të vendoset në një takim të ardhshëm Zaev-Sela-Gashi, të cilin i pari i Qeverisë mund ta thërret ditëve në vijim. Propozim-Ligji i Shtetësisë ka ngecur në fazën e shqyrtimit të amendamenteve. LSDM-ja ka deklaruar mbështetje të kushtëzuar, që nënkupton ndryshimin e draftit në bazë të marrëveshjes së dalë nga takimi i tre liderëve, ndërsa VMRO-DPMNE-ja nuk ka vërejtje përmbajtjesore ndaj tekstit por thjeshtë mospajtime procedurale. E Majta është e vendosur për ta bllokuar ligjin. Kërkesa e kësaj partie është tërheqja e propozimit nga procedura dhe zgjidhja e problemit të personave apatrit në institucione dhe jo në ligjvënës./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Debat publik në Kuvend për ligjet e mbeturinave kërkojnë 31 shoqata të qytetarëve dhe institucionet e arsimit të lartë

    Lajmi i rradhës

    Kreu i Strugës akuzon gazetarët: Punojnë për opozitën

    Lajme tjera

    Vala e re e shtrenjtimeve

    Ekonomia globale është në krizë të thellë, çmimet e energjisë elektrike, gazit, ushqimeve, veçanërisht të ushqimeve bazë do…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë