“Krimi në Maqedoninë e Veriut është ulur për 8,31%”

    Oliver Spasovski / Fotografia: AIM

    Në periudhën janar-20 qershor 2022, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 10.834 vepra penale, njofton ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

    “Në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2021, krimi total ka shënuar një rënie prej 8.31%, që vjen si pasojë e ndryshimeve të regjistruara në fushën e krimit ekonomik, ku numri i veprave penale që lidhen me mosrespektimin e rregulloreve shëndetësore është ulur ndjeshëm, për sa i përket epidemisë. Dëmi i përgjithshëm material është 122,8 milionë denarë”, ka shkruar Spasovski në Facebook.

    Lajmi Paraprak

    KRIZA PËR PUNËTORË | Kuzhinierë e kamerierë mësyjnë Kroacinë për rroga më të mira

    Lajmi i rradhës

    Qofsh “shka” e me hesap!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë