Kritikat e Uashingtonit për korrupsionin në vend, po hasin në vesh të shurdhër

    Pas disa “shuplakave” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një kohë të shkurtër në lidhje me nivelin e korrupsionit në çdo sektor publik, me çka edhe u “detyrua” një ekip amerikan të zbarkojë në vend për të hetuar korrupsionin, raporti i fundit i Departamentit të Shtetit sipas ekspertëve ishte ndër më alarmantët deri tani.

    Sllagjana Taseva nga “Transparency International” thotë se as miliarda dollarë amerikane për zbutjen e korrupsionit s’bëjnë punë përderisa në krye janë zyrtarët aktual, të cilët sipas saj, edhe pse kanë qenë të paralajmëruar disa herë për këtë, kanë heshtur.

    “Deri tani asnjë qeveri nuk është distancuar nga korrupsioni, të gjithë ata kur vijnë në qeveri i bashkëngjiten dhe vazhdojnë me korrupsion, lexoj në raport për ndikime të fuqishme prej elitave të fuqishme të politikës dhe të biznesit në gjyqësorë që të mos i ndjekë të korruptuarit, dhe për këtë në qoftë se flasim për dorëheqje, deri tani të gjithë kryeministrat me radhë është dashur të japin dorëheqje për shkak të luftës jo-efikase ndaj korrupsionit” , deklaroi Sllagjana Taseva, Transparency International.

    Taseva nuk beson se aferat e korrupsionit të lartë mund të zbardhen nga institucionet vendase. Sipas saj vendi ka arritur deri në atë pikë ku duhet me çdo kusht të kërkojë nga ndërkombëtarët t’i hetojnë këto raste, pasi që tha se bëhet fjalë për vepra penale trans-nacionale, përkatësisht paratë të cilat fitohen këtu me korrupsion, dërgohen jashtë shtetit përmes blerjes së pronave dhe ngjashëm.

    Sllagjana Taseva por edhe avokati Naser Raufi për ALSAT përsëritën nevojën urgjente për veting në gjyqësor. Sipas tyre, duhet hetuar lidhjet e gjyqësorit dhe prokurorisë publike me krimin e organizuar dhe korrupsionit ndërsa pa u bë kjo, vendi nuk mund të ecë përpara.

    “Posaçërisht në lëndët ku janë të akuzuar persona që janë funksionarë dhe të pasur, shumë rrallë ndodhë apo nuk ka ndodhë që ndonjë person që është funksionar apo në politikë që ta akuzojnë e jo më të ketë ndonjë dënim, kjo vlen edhe për ato që janë të pasur. “Mendoj që vettingu është i domosdoshëm, pasi proceset gjyqësore tregojnë se ka një drejtësi shumë selektive. Mbrohen fajtorët dhe të fortët, ke që lirohen apo nuk akuzohen fare’, u shpreh Naser Raufi, avokat.

    Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që institucionet ndërkombëtare kanë ngritur alarmin për nivelin e korrupsionit dhe drejtësisë së kapur në vend, në muajt e fundit këto dy sektorë kanë qenë në qendër të kritikave ndërkombëtare.

    Në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, vihet në pah fakti që korrupsioni lulëzon qeveri, burgje, gjykata dhe ngjashëm. Mes tjerash shkruan se ka sektorë në të cilat qytetarët përballen me diskriminim të skajshëm, trajtim çnjerëzor, dhunë dhe kërcënime. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Nuk është e vërtetë se në raportin e fundit të Freedom House, “po biem në shkallën e demokracisë”?

    Lajmi i rradhës

    Krerët e komunave të Kosovës dhe Shqipërisë vizitë në Tetovë, Kasami: Në këtë mënyrë të rinjtë e të tre shteteve do të njohin më afër vendet e tyre fqinje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë