Kriza e peshkimit | Shkak rritja e naftës dhe pakësimi i peshqve

    Rritja e çmimit të naftës dhe ulja e rezervave të peshkut e ka futur sektorin e peshkimit në një krizë të plotë.

    Kjo krizë është reflektuar edhe në treg. Çmimet e peshkut dhe prodhimeve të detit janë rritur ndjeshëm.

    “Për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe prodhimit të ulët çmimi është shumë i lartë, kostot janë shumë të larta dhe më të goditurit janë barkat e peshkimit. Urojmë të mbarojë sa më parë lufta atje”, shprehet Klodian Kapiti, kreu i sindikatës së peshkatarëve.

    Ndikimi i menjëhershëm që pësoi çmimi i naftës në bursë pas luftës në Ukrainë dhe në tregun vendas të karburanteve e ka dëmtuar ndjeshëm këtë sektor jetik për qytetin bregdetar të Durrësit.

    “Sot çmimi është 180 lekë/litër dhe sipas llogarive që bëjmë ne nëse nafta kalon 60-70 lekë/litër peshkimi është në deficit. Është marrë vendim që pas datës 1 korrik do të jetë çmimi i bursës minus 40 lekë për peshkimin.”

    Të premten, flota e peshkimit kishte njoftuar fillimin e një greve të përgjithshme, por pas një takimi të zhvilluar pasditen e 23 qershorit mes përfaqësuesve të sektorit dhe ministrive të linjës, ajo e Financave dhe Bujqësisë, është arritur një marrëveshjeve që pritet të hyjë në fuqi në fillim të muajit korrik. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    VMRO-DPMNE kërkon përgjegjësi dhe dorëheqje nga Bujar Osmani dhe Bojan Mariçiq

    Lajmi i rradhës

    Ujë me racion dhe shenjat e para të thatësirës në disa shtete | A do të jetë kjo e ardhmja?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë