KRIZA EKONOMIKE | Dyqane me fletore të varfërisë!

    Kriza ekonomike dhe rritja e përditshme e kostos së jetesës e veçmas e rrymës, druve, artikujve ushqimorë etj, ka goditur më së shumti familjet me probleme sociale si dhe ata familje që marrin një rrogë minimale ndërsa me atë rrogë jetojnë gjashtë apo shtatë anëtarë si dhe ata familje që muajin e kalojnë vetëm me një rrogë pensioni të njëri prind.

    Kjo situatë i ka detyruar këta familje që ushqimin bazë siç është mielli, vaji, orizi, sheqeri etj, t’i sigurojnë duke marr me borxhe e si të marrin ndihmën sociale ata i shlyejnë ose i zvarrisin nga muaji në muaj. Lista me borxhe nëpër dyqanet ka mbush fletët e bllokut të shënimeve me emra njerëzish, janë faqet e fletores të varfërisë që shkruhen përditë. Këtë fletore e mbushin kryesisht familjet që trajtohen me ndihmë sociale. Kjo dukuri e sigurimit të ushqimit me lista, është dukuri që e hasim thuajse në të gjithë dyqanet e lagjeve të Dibrës. Në shumicën e dyqaneve të lagjeve në tavolinën e pronarit hasim nga një fletore që është e mbushur me shifra borxhesh, shlyerje borxhesh dhe emra të ri që shënohen në atë fletore.

    Mora 6000 denarë ndihmë sociale. Sa pagova 3500 denarë dritat700 denarë ujin dhe çka më mbeten. Kam marrë ushqime me listë këtu, tek dyqani që kam në lagje gjithashtu.

    “Sot po blej 5 vezë, 3 litra vaj, dy kg sheqer dhe një thes miell. Deri tani borxhet që kam nëpër dyqane kanë shkuar rreth 30.000 denarë. Fëmijët nuk mund të na ndihmojnë, pasi i kam të sëmurë. Blej sa për ta mbush barkun mos ndjejmë uri, se për luks e gjëra të mira ato vetëm mund t’i shikojmë në dyqan e jo për t’i shijuar e t’i provuar. Jam 45 vjeçe dhe më zuri varfëria tani më pasi u sëmura dhe nuk jam në gjendje për të punuar, se nuk kam qenë kështu e varfër, kurrë. Nga që punoja pa ndal, thotë Suela.B e cila pas një operimi ajo dhe fëmijët e saj tash nuk është e aftë të punoj.

    Dhe e vetmja zgjidhje për të kaluar nga muaji në muaj është ushqimi me veresi, siç na thotë ajo. Nga ana tjetër edhe shitësit po përballen me problem dhe marrja me borxh drejtpërdrejt i godet ata që të bëjnë furnizim të vazhdueshëm me artikuj ushqimor. Mirëpo fjalët “shkruaje këtë herë”, dëgjohet për çdo ditë nga qytetarët që i drejtohen shitësit.

    “Janë rreth 5-8 njerëz në ditë që blejnë me listë, vezën, miellin, sheqerin, vajin. Më kanë borxh rreth 6000 denar deri tani. Si këtë vit nuk ka qenë kurrë kaq keq, në 4 vite që unë e kam këtë dyqan”, shprehet një shitës që ka dyqan ushqimore në një lagje të Dibrës.

    “Unë e kam marrë me qira këtë ushqimore dhe lista e borxheve që marrin, e kjo të pengon në furnizimin e vazhdueshëm të dyqanit me artikuj ushqimor nuk përballohet dot, s’ia vlen”, shprehet Burhan .M – shitës.

    Kjo nuk është vetëm një fletore borxhesh, por libër varfërie, faqet e të cilit shkruhen për ditë nëpër dyqanet e lagjeve. Por ka patur raste kur mërgimtarët tanë janë treguar shumë human dhe kanë shlyer disa borxhe në këta dyqane, gjë e cila ka ndihmuar si familjet që kanë marr me borxh ashtu edhe pronarët të dyqaneve. /koha.mk/

    Lajmi Paraprak

    Nuredini: Institucionet të mos përdorin mazut

    Lajmi i rradhës

    ASh ende pret ofertën përfundimtare të Kovaçevskit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë