KRIZA ENERGJETIKE | “Shkollat mbyllen të fundit dhe hapen të parat”

    “Nëse për shkak të krizës energjetike ndodh që disa institucione në Maqedoninë e Veriut duhet të mbyllen, shkollat ​​mbyllen të fundit dhe hapen të parat, sepse mësimi me prezencë fizike është më i mirë dhe jep rezultate”, thotë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

    Shaqiri tha se kriza energjetike paraqet një sfidë aktuale, mirëpo mësimi me prezencë fizike nuk duhet rrezikuar.

    “Rasti me krizën energjetike është një sfidë e madhe, institucionet arsimore duhet të jenë institucionet e fundit që mbyllen nëse ndodh një gjë e tillë dhe nëse një gjë e tillë ndodh me të gjithë, të parat që hapen duhet të jenë institucionet arsimore sepse prezenca e nxënësve në edukim jep rezultatet e tij, mësimdhënia me prezencë fizike është më e mirë dhe nga të gjitha statistikat pamë se çfarë problemesh dhe çfarë ndalimi pati me mësimin online. Me vështirësitë që kemi pasur vitet e fundit në një periudhë disa vjeçare, këto vështirësi me prezencë fizike janë duke u tejkaluar”, tha Shaqiri.

    Kujtojmë se Maqedonia aktualisht ka shpallur gjendje të krizës energjetike ndërsa institucionet kanë paralajmëruar një dimër të vështirë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Personat me nevoja të veçanta në RMV kërkojnë rritjen e ndihmës nga shteti

    Lajmi i rradhës

    NDIHMA PËR UKRAINËN | Petrovska: Bëhet fjalë për informata të klasifikuara, për shkaqe të sigurisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë