Vazhdon debati për gjykatësit kushtetues, VMRO-ja nuk e pranon Ljubomir Joveskin

    Debati për gjykatësit e ri në Gjykatën Kushtetuese, vazhdon për më shumë se dy javë në Kuvendin e RMV-së. Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE kundërshton me këmbëngulje zgjedhjen e Ljubomir Joveskit anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

    Ndërsa shumica nuk ka interesim për të qëndruar në debat në të cilin fjalën e marrin vetëm deputetët e opozitës maqedonase.

    Sipas partisë së Mickovskit, zgjedhja e gjykatësve kushtetues bëhet në mënyrë jotransparente.

    “Jam shumë i zhgënjyer se si shumica e percepton atë se si duhet të sillen vendimet në këtë parlament, me heshtje, me aminimin e jokualitetit, nepotizmit, kriminalitetit dhe korrupsionit dhe gjithçka tjetër që ka të bëje me regres të demokracisë, transparencës gjatë punës së institucioneve shtetërore dhe në fund asgjë ndryshe s’mund të presim përveç që të jemi në fund të të gjitha matjeve”, tha Petar Risteski, deputet i VMRO-DPMNE.

    Deri tani në komision kanë kaluar tetë propozime prej të cilëve vetëm dy emrat e propozuara nga partitë në pushtet Fatmir Skender dhe Tatjana Vasiq Bozaxhieva. Gjashtë propozimet e VMRO-së u refuzuan me shumice votash nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime.

    Gjykata Kushtetuese tashmë 17 muaj punon vetëm me pesë anëtarë nga gjithsej 9 sa duhet të ketë.

    Lajmi Paraprak

    Geer: Komuniteti Politik Evropian nuk zëvendëson zgjerimin e BE-së, është forum për përballje me sfidat

    Lajmi i rradhës

    “Jo më vjersha përmendësh” – Europa e ka ndaluar që në vitet ’60: Deri në 6 vjeç frenon të menduarit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë