NDIHMA PËR UKRAINËN | Petrovska: Bëhet fjalë për informata të klasifikuara, për shkaqe të sigurisë

    Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska derisa shpalosi aktivitetet e dikasterit të saj me rastin e 30 vjetorit të ARM-së, u shpreh se qëllimi i mbrojtjes është “të sigurt brenda , të përgjegjshëm në NATO”.

    “Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut plot 30 vite është stabiliteti jonë, siguria jonë dhe e brezave të rinj. Atdhe i sigurt dhe qytetarë të sigurt”, deklaroi Sllavjanka Petrovska, ministre e mbrojtjes.

    Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska e pyetur nga gazetari i Alsat për ndihmën ushtarake që vendi jonë i donoi Ukrainës, Petrovska tha se bëhet fjalë për informata të klasifikuara për shkaqe të sigurisë dhe njëherit premtoi se në momentin që Qeveria do të vendos për de-klasifikimin e të njëjtave, atëherë opinioni do të njoftohet se për çfarë donacioni bëhet fjalë dhe në çfarë sasie.

    “Bëhet fjalë për 3 vendime për donacion, që janë të klasifikuara për shkaqe të sigurisë, ato vendime përmbajnë në vete detaje se për çfarë lloji të pajisjes bëhet fjalë dhe në çfarë sasie…Miratuam vendim për donacion dhe pajisje ushtarake për nevojat e trupave të armatës ukrainase. Detaje nuk janë publikuar për shkaqe sigurie, kjo nuk do të thotë se në momentin që do të vlerësojmë se nuk ekziston kurrfarë rreziku në aspektin e sigurisë, ato 3 vendime do të de-klasifikohen dhe opinioni absolutisht do të mësoj se për çfarë pajisje bëhet fjalë dhe në çfarë sasie kemi donuar”, tha Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.

    Lajmi Paraprak

    KRIZA ENERGJETIKE | “Shkollat mbyllen të fundit dhe hapen të parat”

    Lajmi i rradhës

    Rusia zotohet për zgjerimin e raporteve me Korenë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë