KRIZA ENERGJETIKE | Sot do të takohen Kovaçevski dhe Mickoski

    Për sot pasdite është caktuar takimi i kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Raportohet se gjatë takimit do të bisedohet për krizën energjetike në vend dhe mënyrat për zbutjen e pasojave të saj.

    Takimi, siç konfirmuan dje nga Qeveria është planifikuar të mbahet në ora 16:00.

    Përveç Mickoskit, në takim do të marrë pjesë edhe ekipi ekonomik i partisë, i cili do të prezantojë planin e VMRO-DPMNE-së për tejkalimin e pasojave të krizës.

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia e Veriut nuk pret ndryshime të politikës bullgare ndaj saj

    Lajmi i rradhës

    Halili: Nuk e shoh zgjidhjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë