Kriza identitare vrastare e Rusisë

    Carl Bildt

    Bota nuk po përballet me një “krizë të Ukrainës”, por me një krizë të Rusisë. Kështu u shpreh Ministrja e re e Jashtme e Gjermanisë, Analena Berbok, në Konferencën më të fundit të Sigurisë në Mynih, e cila u dominua nga situata në Evropën Lindore.

    Në fakt, kriza e Rusisë është edhe më thellë. Ne jemi dëshmitarë të episodit më të fundit në një proces që ka nisur shumë më herët. Rusia po përpiqet të vendosë nëse është një shtet-komb apo një perandori aspiruese. Dhe derisa të zgjidhet kjo çështje themelore, konfliktet si ai për Ukrainën, do të vazhdojnë në forma të ndryshme.

    Në letër, Bashkimi Sovjetik, ishte një federatë shumëkombëshe. Në realitet, rusët komandonin në mënyrë brutale një regjim të kontrolluar nga Partia Komuniste. Një nga arsyet e shembjes së BRSS, ishte se shumë nga republikat e tij përbërëse, ishin bërë shtete-kombe aspirante, dhe si në rastin e republikave baltike, synonin të rifitonin pavarësinë e tyre.

    Faktori i vetëm më i rëndësishëm, ishte referendumi i Ukrainës në dhjetorin e vitit 1991, në të cilin shumica dërrmuese e qytetarëve votuan pro pavarësinë. Por në atë kohë, ishin tërëndësishme edhe përpjekjet në prapaskenë të presidentit të atëhershëm të Rusisë, BorisJelcin, për të konfirmuar ndikimin e Rusisë.

    Në atë kohë, presidenti sovjetik Mikail Gorbaçov po përpiqej të ruante disa struktura shtetërore, ndaj mbajti një qëndrim armiqësor ndaj aspiratave të shprehura të tre republikave baltike. Por ai u sabotua nga Jelsin, që e kishte njohur pavarësinë e Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, edhe para verdiktit të referendumit në Ukrainë.

    Ai moment ishte fillimi i krizës së sotme të Rusisë, e nxitur nga njëra anë nga konflikti midis ndërtimit të një shteti dhe ekonomie moderne dhe kënaqjes së nostalgjisë perandorake nga ana tjetër. Për pasojë, është penguar modernizimi ekonomik dhe politik i Rusisë, ndërsa ka qenë në dyshim siguria e fqinjëve të saj.

    Mënyra më e mirë që Rusia të garantojë sigurinë e vet, do të ishte kultivimi i marrëdhënieve miqësore me fqinjët e saj, në mënyrë që këta të fundit të ndihen të sigurt dhe në stabilitet. Por kjo gjë nuk ka ndodhur, dhe tani një numër në rritje ukrainasish, duan që të anëtarësohen në NATO.

    Sado jorealiste që mund të duket, ata e pranojnë se aspiratat e tyre kombëtare, kërcënohen drejtpërdrejt nga revanshizmi perandorak rus. Në një ese famëkeqe botuar korrikun e vitit tëkaluar, presidenti rus Vladimir Putin artikuloi vizionin e tij për një Perandori të Madhe Sllave, duke iu rikthyer modelit të sundimit carist të shekullit XIX, dhe jo atë të BashkimitSovjetik.

    Duke ndjerë shansin për ta promovuar atë vizion, ai projektoi edhe luftën aktuale. Por makinacionet e Putinit nuk janë asgjë e re. Në vitin 2014, ai aneksoi Krimenë dhe nisi një inkursion në rajonin e Donbasit në Ukrainës Lindore, pasi donte ta pengonte që Ukraina të kishte lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian.

    Edhe pse kjo nuk do ta dëmtonte bashkëpunimin Ukrainë-Rusi apo të kërcënonte sigurinë ruse, zhvillime të tilla bien ndesh me ëndrrën gati-imperialiste të Putinit. Ky i fundit e çoi fantazinë e tij në një ekstrem të ri në fjalimin e tij të fundit, kur shpalli se Rusia do të njihte pavarësinë e dy rajoneve separatiste të Donbasit, të cilat i ka mbështetur që nga viti 2014, dhe më pas me sulmin në shkallë të gjerë të mërkurën në mbrëmje.

    Putin ka vënë haptazi në dyshim ekzistencën e një kombi ukrainas, dhe këmbëngul se Ukraina ka qenë “historikisht një territor rus”. Edhe pse në fakt ka ekzistuar një shtet i Rusisë së Keivanit shumë kohë përpara se të shfaqej Rusia moderne, Putini ia atribuon shfaqjen e një shteti ukrainas Leninit dhe bolshevikëve.

    Ironia e kësaj strategjie të drejtuar nga historia, është se nëse dikush do të vëzhgonte Evropën e 1 mijë viteve më parë, nuk do të kishte ndonjë Rusi për të cilën mund të flitej. Strukturat rudimentare shtetërore sllave, kishin filluar të shfaqeshin në rajonin që shtrihej nga Novgorodnë Kiev, përgjatë rrugëve të vjetra tregtare midis Detit Baltik dhe Detit të Zi.

    Por metropoli perandorak ishte Konstandinopoja. Ajo që ne e quajmë sot Rusi, nuk do të merrte formë deri disa shekuj më vonë, pas një zgjerimi gradual ushtarak në drejtime të ndryshme.

    Të bazosh ambiciet perandorake tek mitet e vjetra kombëtare, është po aq e rrezikshme në rastin e Rusisë sa kudo tjetër. Evropa mund të jetë në paqe, vetëm nëse do të respektohen plotësisht të gjithë kufijtë që ka prodhuar historia (zakonisht përmes gjakderdhjes).

    Rusia duhet të kishte mësuar tashmë që të jetonte në harmoni me fqinjët e saj. Pas ndarjes kino-sovjetike, Bashkimi Sovjetik vendosi forca të mëdha ushtarake përgjatë kufirit të tij me Kinën, dhe një konflikti i dhunshëm shpërtheu për 7 muaj në vitin 1969. Por të dyja vendet i zbutën tensionet, dhe tani kanë marrëdhënie shumë të mira.

    Sigurisht, rruga deri në vendosjen e të njëjtës lloj marrëdhënieje midis Rusisë dhe Ukrainës,është shumë më e gjatë. Është logjike që sjellja e Putinit i ka bërë ukrainasit skeptikë, dhe madje shumë armiqësorë ndaj Rusisë. Nëse Moska nuk do të ri–fokusohet në ndërtimin e së ardhmes së saj vetëm brenda kufijve të saj, rajoni do të mbetet i pasigurt, dhe kjo në fund të fundit do të jetë në dëmin e Rusisë.

    Mua më kujtohet ende një bisedë që zhvillova dekada më parë me ish-kancelarin gjerman Helmut Kol, një burrështetas i mirë–njohur në historinë e Evropës. Duke diskutuar mbi Luksemburgun, ai vuri në dukje se Gjermania është e sigurt, sepse edhe fqinji i saj më i vogël e sheh atë si një mik të ngushtë. Gjermania është pajtuar me të kaluarën e saj. Rusia jo. Derisa të ndodhë kjo, e gjithë Evropa, por veçanërisht vetë Rusia, do të vazhdojë të vuajë.

    Shënim: Carl Bildt, ish-Ministër i Jashtëm i Suedisë në vitet 2006–2014, dhe kryeministër nëvitet 1991–1994. Ka shërbyer si i dërguar i posaçëm i BE-së në ish-Jugosllavi, Bosnje, dhe si i dërguar i posaçëm i OKB-së në Ballkan. /“Project Syndicate” – Bota.al/

    Lajmi Paraprak

    Osmani e dënon sulmin ndaj Ukrainës, ndërsa ministri serb Sellakoviq nuk deklarohet

    Lajmi i rradhës

    Lënia e duhanit, mënyrat ideale për t’ia dalë mbanë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë