Kroacia e vendosur t’i kërkojë Serbisë, kompensim për dëmet e luftës

    Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë se qeveria që drejton nuk e ka lënë menjanë çështjen e kompensimit të dëmeve të luftës nga Serbia.

    Ai, teksa u përgjigj sot në pyetjet e deputetëve kroatë, tha se për këtë çështje po punohet.

    “Ne po ndjekim vendimet e Tribunalit të Hagës dhe po i analizojmë ato. Sa i përket temës së dëmeve të luftës dhe padive, ne e kemi ngritur atë në nivelin dypalësh.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Drejtësisë po punon për këtë temë dhe ne nuk e kemi harruar atë. Ne do të përpiqemi të sigurojmë që drejtësia të realizohet dhe se e vërteta për luftën atdhetare në Kroaci, edhe ndërkombëtarisht, të mos vihet në dyshim askund”, tha ai.

    Lajmi Paraprak

    Kaleska: Dorëheqjet për tragjedinë në Tetovë nuk janë zgjidhje

    Lajmi i rradhës

    Miopia te fëmijët, shtohen rastet pas mësimit në distancë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë