Miopia te fëmijët, shtohen rastet pas mësimit në distancë

    Miopia tek fëmijët është përkeqësuar kohët e fundit. Pandemia Covid-19 dhe karantinimi kanë pasur, në fakt, pasoja negative edhe në shikimin e të vegjëlve. Të mbyllur në shtëpi, të detyruar të ndjekin mësimet e shkollës në distancë, të paaftë për të luajtur me miqtë, të lënë me orë të tëra para ekraneve, shumë fëmijë kanë zhvilluar miopi. Konfirmimi vjen nga një studim i kryer nga një ekip studiuesish kinezë nga Universiteti i Hong Kongut, botuar në “British Journal of Ophthalmology”.

    Një studim i kryer në gati 2,000 fëmijë

    Hulumtimi u krye në 1,793 fëmijë të moshës gjashtë deri në tetë vjeç, të gjithë pjesëmarrës në një studim tjetër. Prej tyre, 709 u rekrutuan midis dhjetorit 2019 dhe janarit 2020 dhe u ndoqën për rreth tetë muaj, ndërsa 1,084 ishin regjistruar tashmë para Covid-19 dhe përfunduan periudhën trevjeçare të vëzhgimit të planifikuar fillimisht. Të gjithë i janë nënshtruar kontrolleve të ndryshme të syve për të vlerësuar nëse shfaqen apo jo probleme dhe në veçanti miopia.

    Një “bum” në miopi

    Duke analizuar të dhënat, autorët zbuluan se tek fëmijët tashmë nën vëzhgim para pandemisë, shkalla mesatare e fillimit të miopisë ishte 16%. Ndërsa në grupin tjetër, përqindja u rrit në 27%. Rastet e miopisë u zhvilluan midis janarit dhe gushtit 2020, pas përhapjes së pandemisë dhe bllokimit, prandaj, janë rritur në krahasim me mesataren.

    Shumë kohë para ekraneve

    Pse rastet e miopisë janë shtuar gjatë pandemisë? Sipas autorëve, faji nuk është Covid-19, por orët e kaluara para ekraneve. Sipas vlerësimeve, në fakt, gjatë periudhës së bllokimit fëmijët përdorën tableta, smartphone, kompjuterë mesatarisht për 2.5 deri në 7 orë. Edhe ulja e kohës së kaluar jashtë mund të ketë ndikuar në rritjen e rasteve të miopisë. Sidoqoftë, ky studim nuk krijon një lidhje shkak-pasojë midis pandemisë dhe incidencës së shtuar të miopisë tek fëmijët.

    Për të parandaluar miopinë, është e rëndësishme që fëmijët t’i përdorin pajisjet teknologjike për një maksimum prej gjysmë ore pa ndërprerje dhe pastaj të bëjnë një pushim për të paktën një minutë duke parë në hapësirë. Është gjithashtu thelbësore të kaloni sa më shumë kohë të jetë e mundur jashtë.

    Lajmi Paraprak

    Kroacia e vendosur t’i kërkojë Serbisë, kompensim për dëmet e luftës

    Lajmi i rradhës

    Sot protestohet në Tetovë para selisë së BDI-së për tragjedinë në spitalin modular

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë