Kroacia ndalon shitjen e pijeve energjike për personat nën 18 vjeç

    Parlamenti i Kroacisë miratoi ndryshimet në Ligjin për Tregtinë, me të cilat u jepen kompetenca njësive lokale për të rregulluar shitjen e pijeve alkoolike në dyqane.

    Raportohet se shteti kroat ka ndaluar shitjen e alkoolit dhe pijeve energjike për personat nën 18 vjeç.

    Ndryshimet në Ligjin për Tregtinë u miratuan njëzëri nga deputetët.

    Sipas ndryshimeve, njësitë e vetëqeverisjes lokale do të mund të vendosin vetë për orarin e shitjes së pijeve alkoolike në territorin e tyre, përmes organeve përfaqësuese.

    Këto vendime do të merren për mbrojtjen e shëndetit publik, rendit dhe qetësisë publike, trashëgimisë kulturore ose mjedisit.

    Ligji gjithashtu forcon mbrojtjen e të miturve, duke detyruar shitësit të mos shesin alkool ose pije energjike nëse vlerësojnë se blerësi është nën 18 vjeç, përveç nëse ai provon moshën me dokument identifikimi. /AA/

    Lajmi Paraprak

    Pse po përhapet Ebola?

    Lajmi i rradhës

    Gjashtë fraza që prindërit nuk duhet t’ua thonë kurrë fëmijëve të tyre

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë