KRrE: EVN nuk vjedh në fatura!

    Konsumatorët duhet të dinë se paguajnë vetëm për atë që shpenzojnë. Komisioni Rregullator për Energjetikë nuk e njeh vjedhjen e energjisë elektrike në çmimin përfundimtar që e cakton dhe ato barten drejtpërdrejt nga Elektrodistribucija SHPKNJP Shkup.

    Nëse një konsumator ka marrë një faturë ndryshe  nga gjendja reale, ai mund të lexojë në mënyrë të pavarur njehsorin dhe të raportojë situatën, pas së cilës EVN HOME është e detyruar që menjëherë të lëshojë një faturë të re të korrigjuar me gjendjen reale. Këtë e theksoi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski, i cili së bashku me nënkryetarin Enver Elmazi dhe komisarët kanë zhvilluar takim me kryetaren e Organizatës së Konsumatorëve të Maqedonisë (OKM), Mirjana Lonçar Velkova. Në takim, siç njofton KRRE, është shtruar edhe pyetja për shumën e të ashtuquajturës “taksë rrjeti”, e cila në llogari të caktuara është më e lartë në raport me energjinë. Kryetari Bislimoski theksoi se konsumatorët e energjisë elektrike në vend gjithmonë kanë paguar për shfrytëzimin e sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike.

    “Deri më 30 qershor të vitit 2022, kostoja e shfrytëzimit të sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike ishte përfshirë në çmimin e energjisë elektrike. Duke marrë parasysh këtë, si dhe detyrimet nga legjislacioni i Bashkimit Evropian për transparencë më të madhe të çmimeve, KRRE miratoi më 27 qershor 2022 një sistem tarifor për shitjen e energjisë elektrike, i cili e ndante kompensimin total për energjinë elektrike të dorëzuar në: kompensim për energjinë elektrike, transmetimin dhe shpërndarjen. Kjo ndarje e tarifës totale është pasqyruar nga EVN HOME në faturën për rrymën e dorëzuar për secilin konsumator, në mënyrë që të gjithë të kenë pasqyrë se çfarë shumë paguajnë dhe për çfarë paguajnë”, theksoi Bislimoski.

    OKM ka treguar disa raste të cilat kanë arritur tek ata në lidhje me faturat e energjisë elektrike ku shuma për tarifën e shpërndarjes së energjisë elektrike është më e lartë se tarifa për energjinë e shpenzuar. Kryetari Bislimoski shpjegoi se kjo është për shkak se disa amvisëri që i kushtojnë vëmendje shpenzimit dhe e synojnë atë me një tarifë të ulët dhe të lirë, shpenzojnë energji elektrike shumë më të ulët dhe arrin në 10 euro për megavat orë, ndërsa kostot e tarifave të rrjetit janë të njëjta si në tarifa të larta dhe të ulëta.

    “OKM bën me dije se qytetarët reagojnë ndaj faturave të energjisë elektrike për shkak të dyfishimit të ditëve të përfshira në dy fatura radhazi, ku të njëjtat ditë për të cilat është faturuar fatura e mëparshme figurojnë sërish në tjetrën. Ndonëse EVN sqaron se qytetarët duhet ta shohin periudhën e llogaritjes në anën e dytë të faturës (në pjesën e informacionit të detajuar), OKM thekson se periudha e llogaritjes duhet të jetë identike, gjegjësisht të mos mashtrohen me paraqitje të ndryshme të periudhave llogaritëse në një faturë dhe shpresojnë se EVN do ta korrigjojë këtë”, njofton KRRE.

    Lajmi Paraprak

    Maqedoni, janë lëshuar 250 leje për ndërtesa të larta, planifikohen 907 banesa

    Lajmi i rradhës

    Zejtarët kërkojnë subvencione nga shteti dhe të konsiderohen konsumatorë të energjisë elektrike kategoria “amvisëri”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë