Zejtarët kërkojnë subvencione nga shteti dhe të konsiderohen konsumatorë të energjisë elektrike kategoria “amvisëri”

    Zejtarët të marrin subvencione nga shteti dhe të konsiderohen si konsumatorë të energjisë elektrike në kategorinë “amvisëri”, kërkon Oda e Zejtarëve Shkup tejkalim më të lehtë të krizës energjetike. Oda paralajmëron se sektori është në krizë dhe informon se ka kërkuar nga Qeveria  subvencionimin e një pjese të faturave për energji të shpenzuar elektrike për zejtarët nga tetori i vitit 2022 deri në maj të vitit 2023. Nëse nuk subvencionohen zanatet  që kanë nevojë për mbështetje gjatë kësaj periudhe, potencon Oda, një pjesë e madhe e tyre do të ndalojnë të kryejnë veprimtari.

    “Kriza energjetike ndikon negativisht në të gjithë sektorin zejtar, i gjithë sektori është në krizë për shkak se resurset, energjia elektrike dhe repromaterialet janë më të shtrenjta, si dhe për shkak të ndikimit negativ të deficitit të kuadrit profesional. Zejtaria është një sektor ku funksionojnë  bizneset si kryerës të pavarur të veprimtarisë, por edhe biznese që kanë të punësuar dhe të cilëve u nevojitet lehtësim të shpenzimeve për energjinë elektrike sepse janë konsumatorë të energjisë elektrike në proceset e kryerjes së veprimtarive zejtare. Zejtarët e përdorin energjinë elektrike si resurs për kryerjen e aktiviteteve – kyçjen e mjeteve për punë, ngrohjen dhe ftohjen e punëtorive zejtare”, thekson Oda e Zejtarëve.

    Sipas Odës, në sistemin tarifor për shitjen e energjisë elektrike konsumatorëve, zejtarët e regjistruar në përputhje me Ligjin për Zejtari duhet të përjashtohen nga tarifa e “konsumit të mbetur” dhe të përfshihen në tarifën për amvisëri dhe të mos tarifohen në kategoria e “konsumit të mbetur” me të cilën janë niveluar edhe me gjigantët më të mëdhenj industrialë.

    Lajmi Paraprak

    KRrE: EVN nuk vjedh në fatura!

    Lajmi i rradhës

    Gabimet që dëmtojnë shëndetin e syve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë