KRRE fitoi statusin e vëzhguesit në Agjencinë për bashkëpunim të rregullatorëve energjetik të BE-së

    Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit të Republikës së Maqedonisë Veriore (KRRE) ka fituar statusin e vëzhguesit në Agjencinë për bashkëpunim të Rregullatorëve  energjetik të Bashkimit Evropian (Agency for the Cooperation of Energy Regulators – ACER).

    Siç kumtoi KRRE-ja, pranimi i Komisionit e rregullator në Agjencinë për bashkëpunim të rregullatorëve energjetikë të BE-së vjen pasi Sekretariati i bashkësisë energjetike dha mendim pozitiv në të cilin vlerësoi lartë gatishmërinë e ERC-së për të fituar statusin e vëzhguesit, në radhë të parë. për shkak të përmbushjes së detyrimeve dhe kushteve të cilat rrjedhin nga Pakoja e tretë energjetike.

    Sekretariati i bashkësisë energjetike vlerësoi se “KRRE-ja e konfirmoi gatishmërinë dhe përkushtimin e saj për të krijuar një kornizë rregullative që manifeston cilësi të lartë dhe tregon pavarësi të plotë në punën e saj. KRREka treguar gatishmëri dhe aftësi për t’i rezistuar ndikimeve të mundshme në pavarësi dhe për të mbrojtur autonominë e saj. KRRE ka treguar ekspertizën, standardet dhe përkushtimin më të lartë për përcaktimin në kohë dhe cilësor të kornizës rregullative në përputhje me Ligjin për Energjinë dhe ka krijuar një model të avancuar tregu me shkallë të lartë të orientimit nga tregu. Ndaj, përgatitja e akteve rregullatore në sektorin e energjisë elektrike mund të konsiderohet e përfunduar, qëndron në analizën e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë të dorëzuar në ACER.

    ACER është një organ i formuar nga BE-ja me mision të ndihmojë organet rregullatore kombëtare të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, në kryerjen e funksionit të tyre rregullator në nivel evropian dhe, nëse është e nevojshme, të koordinojë punën e tyre.

    Agjencia për bashkëpunim të Rregullatorëve energjetik e pranoi KRRE-në që t’i bashkohet Grupit punues të energjisë elektrike si vëzhgues. KRRE është pala e dytë kontraktuese si rregullator që arrin këtë status pas një vlerësimi pozitiv nga Sekretariati i Komunitetit Evropian pas përputhshmërisë me kërkesat e Paketës së Tretë në sektorin e energjisë elektrike dhe pavarësisë së tij rregullatore si dhe aktiviteteve konkurruese mjedisore.

    Marko Bislimoski, kryetar i KRRE dhe i këshillit rregullator të Bashkësisë energjetike tha se KRRE-ja është e nderuar me konfirmimin pozitiv nga ACER.

    Lajmi Paraprak

    Blinken uron 109-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

    Lajmi i rradhës

    Osmani: Shumicë ka, presim që të rritet edhe më shumë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë