Osmani: Shumicë ka, presim që të rritet edhe më shumë

    Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në një dalje për media ka folur edhe për shumicën në Kuvend. Osmani siguroi se shumicë ka, duke shtuar se pret që kjo shumicë të rritet edhe më shumë.

    “Shumicë ka, këtë ua sigurojmë, presim që të rritet edhe më shumë”, tha Osmani.

    Përndryshe, ai bëri të ditur se sot do të kontaktojë me familjet e viktimave që humbën jetën në aksidentin e 23 nëntorit në Bullgari.

    Mes tjerash ministri shtoi se janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet bullgare dhe po bëhen përgatitjet për bartjen e trupave dhe të gjithë procedurën. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    KRRE fitoi statusin e vëzhguesit në Agjencinë për bashkëpunim të rregullatorëve energjetik të BE-së

    Lajmi i rradhës

    Shqiptarët presin me vite për shtetësi të Kosovës ose Shqipërisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë