Fitimet e gjigantëve të teknologjisë rriten teksa pandemia vazhdon

    Gjigantët e teknologjisë raportuan fitime në rritje, pasi konsumatorët i azhurnuan pajisjet e tyre gjatë izolimit që shkaktoi pandemia e Covid-19.

    “Apple” tha se fitimet e kompanisë gati u dyfishuan në 21.7 miliardë dollarë, në tremujorin e dytë të vitit.

    Kompania tha se klientët blenë pajisje “iPhone” 5G, të cilat kanë çmim më të lartë.

    “Microsoft” tha se në çerekun e dytë fitoi 16.5 miliardë dollarë, që do të thotë 47% më shumë se nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar, për shkak të kërkesave për shërbime të ruajtjes së materialeve dhe lojëra.

    Kompania simotër e “Google”, “Alphabet”, gjithashtu tha se shitjet dhe fitimet e saj tremujore kanë arritur rekorde.

     “Jemi krenarë që shërbimet tona ndihmuan kaq shumë konsumatorë dhe biznese”, tha shefi i gjigantit të kërkimeve në internet, Sundar Pichai.

    Disa analistë paralajmërojnë se shifrat mund të çojnë në thirrje për frenimin e ndërmarrjeve të teknologjisë.

    Në Shtetet e Bashkuara, presidenti Joe Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv, në përpjekje për të promovuar më shumë konkurrencë.

    Sipas urdhrit, problemet kanë lindur për shkak se firmat e mëdha të teknologjisë mbledhin shumë informacione personale, blejnë konkurrentë të mundshëm dhe konkurrojnë padrejtësisht me bizneset e vogla.

    Urdhri përfshin disa rekomandime, të tilla si ndalimi i metodave të padrejta të konkurrencës në tregun e internetit.

    Lajmi Paraprak

    KRRE merr vendim për uljen e çmimit të ngrohjes në Shkup

    Lajmi i rradhës

    “Mini-Schengen-i” emërohet “Open Balkan”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë