Kryeshef i ri i SPB Tetovë do të jetë Riat Alii

    Riat Alii, është emëruar ushtrues detyre kryeshef i Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë. Alii ka përvojë 20 vjeçare në polici, fillimisht si pjesë e uniformës, ndërsa më vonë edhe si inspektor në antidrogë, dhe së fundmi si inspektor i lartë në sektorin e krimeve të përgjithshme.

    Riat Alii, vjen në këtë pozitë të cilën deri më tani e ka mbajtur Shefik Bajrami, që kur u emërua në dhjetor të vitit të kaluar.

    Rijat Alii merr detyrën me vendim të Ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ndërsa paraprakisht ishte këshilltar i lartë i tij në Qeverinë teknike. Riat Alii sot mori detyrën nga paraardhësi i tij, Shefik Bajrami.

    Lajmi Paraprak

    Pentagoni: inkurajojmë Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë që ta lënë mosmarrëveshjen jashtë NATO-s

    Lajmi i rradhës

    Sela – Taravarit: përveç vulave dhe selisë së ASh, ju keni edhe nja 100 fytyra

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë