Lloga e quan Apasievin fashist

    Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për masë të përkohshme ndaj grafës etnike në certifikatat e librave amë, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga i ka reaguar “Levicës”, parti e cila e kishte dorëzuar në GJK iniciativën në fjalë.

    “Sot neofashisti Apasiev feston fitoren ndaj Titos së tij. Në vend që të jetë krenar që është maqedonas, ai kënaqet që në letërnjoftimin e tij shkruhet maqedonase/qytetar i RMV-së”, thuhet në reagimin e shkurtër të Llogës.

    Nga partia e Apasievit, sot u mburrën me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar si fitore partiake.

    Përndryshe me vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës, nuk duhet të kërkohen të dhëna për nacionalitetin e qytetarëve.

    Grafa e përkatësisë etnike në certifikata erdhi si Udhëzim i ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga për t’i shmangur rastet e punësimeve në administratë, ku qytetarë të kombësive tjera, me një deklaratë noteriale ndryshonin përkatësinë etnike dhe zinin vendet e punës të rezervuara për bashkësitë përkatëse etnike.

    Lajmi Paraprak

    LEN: fronti europian i Kovaçevskit, Ahmetit e Taravarit, veprimet i kanë anti europiane

    Lajmi i rradhës

    BDI VENDOS “SEMAFORË” NË BULEVARDIN “BLLAGOJA TOSKA” (VIDEO)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë