25 mijë mësimdhënës dhe edukatore në grevë! Nuk do të ketë mësim derisa nuk rriten rrogat për 18,4%

    “Sot nuk është 11 qershor, sot është 11 prill, megjithatë klasat në shkollat janë të zbrazëta. Sa do të zgjasë greva? Nga SASHK-u na u përgjigjën se nuk e dinë“.

    Rreth 25 mijë mësimdhënës, kujdestare dhe të punësuar në çerdhe në tërë vendin, sot nuk mbajnë mësim. Fëmijët në çerdhe i pranuan zëvendës të kujdestareve, megjithatë proces edukativ nuk zhvillohet.  Shumica e fëmijëve janë në një hapësirë pa respektim të protokolleve. Mësimdhënësit kërkojnë rritje të rrogave për 18,4% dhe nuk do të tërhiqen nga kërkesa e tyre derisa e njëjta nuk plotësohet. Në takimet me Qeverinë, nuk ia kanë thënë numrin e saktë të rritjes së rrogave të tyre, andaj ishin të detyruar që të dalin dhe ta shprehin revoltin e tyre përmes grevës.

    “Edhe mësimdhënësit të kenë mundësi të blejnë vaj për ushqim, sepse rroga e tyre për momentin nuk mjafton për asgjë. Nuk mundemi t’i mbushim shportat tona  ashtu siç duhet, ashtu siç duhet të jetojmë, të mbijetojmë, siç thonë mësimdhënësit dhe të gjithë të tjerët që punojnë në arsim, shkencë dhe kulturë”, deklaroi Lepa Spasenovska Popovska, nënkryetare e SAShK-ut.

    “Të gjithë ne, pa marrë parasysh se çfarë profesion kemi, dolëm në rrugë,  fatkeqësisht sot bankat shkollore mbetën të zbrazëta, por ky nuk është faji ynë“, tha Katerina Kuzmanovska, mësimdhënëse.

    “Greva është e drejta demokratike, u lejuam përkatësisht e bëmë atë që bordi i grevistëve e kërkoi prej nesh, u siguruam një hapësirë, me të gjitha kushtet, ata janë kolegë tanë. Siç e dini, e drejta ligjore është që procesi mësimor të zhvillohet“, pohoi Aleksandar Sërbinovski, drejtor i shkollës së mesme “Vllado Tasevski”.

    Sipas ministrit, greva duhej të ishte hapi i fundit. Thotë se nëpër vendin ka pasur mësimdhënës dhe nxënës të cilët deshën të kenë mësim, megjithatë drejtorët u kanë thënë se e përkrahin grevën e përgjithshme. Paralajmëron se vazhdojnë me dialogun sot apo nesër.

    “Ne si qeveri në disa situata kemi dëshmuar se i përkrahim mësimdhënësit që të marrin rroga më të larta. Atë e kemi dëshmuar, në 2018 me 5%, 2019 me 5% plus, në 2020 me 10%. Gjithsej i bien 21%”, tha Jeton Shaqiri, ministër i MASh-it.

    Edhe krahas krizës me Kovid 19 dhe kriza nga lufta mes Ukrainës dhe Rusisë, vazhdojmë të negociojmë për rroga më të larta të mësimdhënësve dhe për një kohë të shkurtër do ta zgjidhim këtë situatë, ndërsa orët e humbura patjetër duhet të  kompensohen, tha Shaqiri.

    Lajmi Paraprak

    Sjellje jo-etike e Ronaldos, i thyen telefonin djalit 14-vjeçar autik (Video)

    Lajmi i rradhës

    LSDM thotë që mësuesit ta vendosin interesin e fëmijëve në rend të parë, opozita mbështet grevistët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë