Kryetarët e komunave: Qeveria urgjentisht të ndihmojë komunat

    Kryetarët e Komunave kërkojnë që urgjentisht Qeveria t’i ndihmojë financiarisht Komunat të cilat janë në gjendje të vështirë për shkak të krizës. Duke folur si kryetare e Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, e para e Shkupit, Danella Arsovska, tha se kryetarët e komunave kanë ardhur në përfundimin se nuk do të mund ta mbajnë çmimin aktual të energjisë elektrike sepse faturat u janë rritur pesëfish. Nuk është koha për lojëra politike, Qeveria të marrë përgjegjësi dhe të ndihmojë Komunat, tha Arsovska, duke e vlerësuar gjendjen si alarmante dhe duke paralajmëruar reduktime të mundshme të shërbimeve.

     “Qeveria të ndërmarrë përgjegjësinë e plotë dhe t’u ndihmojë komunave, e përmes tyre edhe qytetarëve që të mund të zgjidhet kjo krizë energjetike me të cilën po përballemi”, pohoi Danella Arsovka, kryetare e Shkupit.

    Kërkesa e BNJVL-së është që Qeveria të ndihmojë me subvencione u shpreh nënkryetari i Bashkësisë, Visar Ganiu.

    “Qeveria t’i subvencionojë harxhimet e komunave për konsumin e rrymës elektrike deri në nivelin e harxhimeve që i kanë pasur komunat në periudhën para krizës”, tha Visar Ganiu, kryetar i Çairit.

    Duke komentuar deklaratën e mandatarit Dimitar Kovaçevski se është zgjidhja e krizës në Shkupi është obligim i Qytetit, Kryetarja e Shkupit Arsovska u shpreh se Qeveria është me 5 muaj vonesë për në ndërmarrjen e masave për zbutjen e efekteve të krizës dhe se BEG nuk është nën kompetenca të Qytetit. Por nga partia në pushtet LSDM i thonë se nuk është duke i ditur kompetencat e saj.

    “Arsovska, gjegjësisht Qyteti i Shkupit ka për obligim para shkupjanëve por edhe obligime ligjore në pjesën e energjetikës. Neni 151, pika 1 i Ligjit për Energjetikë qartë thotë se për furnizim të sigurte dhe të pandërprerë me ngrohje të përdoruesve të territorit të vet, Njësitë e Vetëqeverisjes vendore mundësojnë kushte për veprimet në vijim: prodhim I ngrohjes, shpërndarje të energjisë për ngrohje dhe furnizim me ngrohje”, pohoi Martin Popov, këshilltar i LSDM në Qytetin e Shkupit.

    Nga Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale ndër konkluzionet që kanë sjellë është që do të drejtohen deri te Qeveria për të kërkuar mbledhje urgjente, ku do të shqyrtoheshin të gjitha propozimet që kanë dalë nga seanca e djeshme dhe të gjendet zgjidhje e përbashkët, e cila më së shpejti mund të ndërmerret, e t’u ndihmohet që të zgjidhet kjo krizë nga rritja e çmimeve të energjensave në bursë.

    Lajmi Paraprak

    REDUKTIMET E ENERGJISË: ÇKA, QYSH E PSE?

    Lajmi i rradhës

    Pse e shkarkoi qeveria Buçkovskin?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë