KRYQI NË KODRËN E DIELLIT | Pendarovski: partitë e bëjnë për pikë politike dhe për vota

    I pyetur nëse duke pasur drojë nga tensionimi i marrëdhënieve në shtet, pas vendosjes dhe reagimeve për kryqin në Kodër të Diellit por edhe pllakën në Sopot, Presidenti Stevo Pendarovski, tha se këto gjëra po bëhen në prag të periudhës parazgjedhore dhe që individë apo subjekte të fitojnë ndonjë votë më shumë.

    “Kjo është aventurë absolutisht e panevojshme për këdo të Maqedoni, sepse e dimë se si i kemi kaluar në të shkuarën kur kemi pasur tensione dhe konflikt ndëretnik” u shpreh Pendarovski, duke siguruar se shteti nuk do të destabilizohet nga këto raste.

    “Dua që të gjitha ato përpjekje, nga cilado anë që vijnë, t’i vë në këtë kontekst, periudha parazgjedhore, disa muaj para zgjedhjeve nëse ato janë në pranverë dhe një mënyrë e rrezikshme të vini deri te një rejting dhe pikë politike që dikush do t’i fitonte.

    Megjithatë po them, do të ngrini tensione, në ditën e zgjedhjeve edhe ndoshta mund të fitoni ndonjë votë më shumë, nëse e ngrini atë retorikë nacionaliste, por çfarë do të bëjmë ditën tjetër?! Sipas meje, asnjë tension politik në kuadër në marrëdhënieve ndëretnike nuk mund ta destabilizojë Maqedoninë, sepse kemi kornizë që funksionon tashmë 22 vjet, por po them se është keq si praktikë politike dhe si përpjekje të disa individëve apo subjekteve politike që me këtë që fitojnë pikë, kjo është e rrezikshme në instancat e fundit, shteti nuk do të destabilizohet, megjithatë mund të përkeqësohen marrëdhëniet ndëretnike mes bashkësive në Maqedoni dhe kjo është gjëja e fundit që na duhet pas gjithë problemeve tjera që i kemi”, tha Stevo Pendarovski.

    Lajmi Paraprak

    Ekspertët kritikojnë Qeverinë për buxhetin e vitit 2024

    Lajmi i rradhës

    Dikur muze për Enver Hoxhën, tani shtëpi lirie

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë