KShZ e gatshme të organizojë zgjedhje në çdo kohë

    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KShZ) është absolutisht i gatshëm të organizojë dhe realizojë zgjedhje në çdo moment kur ato do të shpallen, tha zëdhënësja e KShZ-së, Lupka Guguçevska në një intervistë për AIM.

    “Absolutisht po. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ekziston si organ profesional me shërbimin e vet profesional dhe punon në vazhdimësi. Siç e thashë edhe më parë, puna jonë është veçanërisht intensive në mes të zgjedhjeve dhe jemi duke u përgatitur që zgjedhjet t’i zhvillojmë me sukses kurdo që të shpallen. Vetë procesi zgjedhor organizohet dhe zbatohet me sukses vetëm nëse veprimet përgatitore janë zbatuar dhe përfunduar me sukses. Ne vazhdimisht jemi duke u përgatitur për zgjedhje ashtu që KSHZ-ja të jetë absolutisht e gatshme që në çdo moment kur shpallen zgjedhjet t’i kryejë të gjitha kompetencat e saj”, thotë Guguçevska.

    Në pyetjen nëse me legjislacionin aktual mund të bëhen zgjedhje të suksesshme, duke pasur parasysh se edhe pse flitej për nevojën e një kodi të ri zgjedhor apo ndryshimin e atij ekzistues, grupi i punës ende nuk është formuar, zëdhënësja kujton se me kodin aktual zgjedhor siç është tani për momentin ne kemi zhvilluar procese zgjedhore, përkatësisht zgjedhjet lokale të vitit 2021 për të gjitha komunat dhe qytetin e Shkupit, si dhe zgjedhjet e vitit të kaluar në tri komuna, kështu që KSHZ-ja ka përvojë me legjislacionin zgjedhor dhe zbatimin e tij.

    “Kujtojmë që në vitin 2021 për herë të parë kemi futur teknologjinë zgjedhore, pra aparaturat për identifikimin biometrik të votuesve pa projekt pilot, pra janë pilotuar në vetë ditën e zgjedhjeve në të gjithë vendin. Dhe ishte një lloj sfide, por KSHZ-ja, së bashku me të tjerët të përfshirë në proces, ia dolën t’i organizojnë me sukses dhe t’i zhvillojnë sërish zgjedhjet, gjë që u shënua edhe në raportet e misioneve ndërkombëtare vëzhguese, këtu para së gjithash kam parasysh misionin e ODIHR-it. Sigurisht KSHZ-ja edhe me këtë Kod zgjedhor do t’i zhvillonte zgjedhjet në mënyrë të drejtë, demokratike, dhe kjo nuk vihet në dyshim”, thekson Guguçevska.

    Në lidhje me atë nëse KSHZ-ja do të përballet me probleme nëse legjislacioni apo Kodi Zgjedhor ndryshohet para zgjedhjeve, zëdhënësja e Komisionit thotë se standardet ndërkombëtare, përkatësisht Komisioni i Venecias jep rekomandime që së paku gjashtë muaj para organizimit të zgjedhjet nuk duhet të ketë ndryshime në legjislacionin zgjedhor.

    Ajo thekson se ndryshimet që po ndodhin në një periudhë më të shkurtër kohore sjellin sfida të caktuara, por ato nuk janë vetëm për KSHZ-në por edhe për pjesëmarrësit e tjerë në zgjedhje.

    “Sigurisht, ndryshimet që ndodhin në një periudhë më të shkurtër kohore, para zgjedhjeve apo gjatë procesit zgjedhor, siç e kemi pasur në vitin 2021, sjellin me vete disa sfida gjatë organizimit dhe zhvillimit të zgjedhjeve sepse disa gjëra po ndodhin për herë të parë, kemi më pak kohë për t’u përgatitur dhe ne, ndërsa edhe faktorët tjerë që kanë të bëjnë me ndryshimet, sepse KSHZ-ja organizon dhe zbaton zgjedhje,  por të gjithë të tjerët duhet të informohen për ndryshimet në legjislacionin zgjedhor”, theksoi ajo.

    Lajmi Paraprak

    Taravari takohet me ambasadoren Aggeler: Integrimi i vendit në BE është rruga e vetme që garanton zhvillim dhe përparim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë