Taravari takohet me ambasadoren Aggeler: Integrimi i vendit në BE është rruga e vetme që garanton zhvillim dhe përparim

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët sot ka realizuar takim me ambasadore e SHBA-ve në Shkup, Angela Price Aggeler ku biseduan për reformat dhe procesin eurointegrues të vendit.

    “I urova ambasadores kthim të mbarë në Shkup, duke shpresuar që ky takim të jetë pikënisja e një bashkëpunimi të ngushtë në funksion të thellimit dhe zgjerimit të marrëdhënieve unike midis vendeve tona. E falënderova Ambasadoren Aggeler për mbështetjen e palëkundur të ShBA-ve për vendin tonë, posaçërisht në integrimet euro-atlantike dhe angazhimin e saj personal për çrrënjosjen e korrupsionit, llogaridhënien nga të korruptuarit dhe luftimin e kulturës së pandëshkueshmërisë. Diskutuam për masat e propozuara nga ASh-ja në kuadër të pakos tonë për shtetin e së drejtës dhe luftën e pakompromis kundër korrupsionit, duke u pajtuar për urgjencën e nismave konkrete në këtë drejtim, shkruan Taravari në Facebook.

    Taravari thekson se me Ambasadoren Aggeler, u pajtuam se integrimi i Maqedonisë së Veriut në BE është rruga e vetme që garanton zhvillim, prosperitetit dhe stabilitet, dhe se rezoni shtetëror kërkon nga forcat pro-evropiane që të mos lejojnë devijimin nga ky kurs, duke marrë pa vonesë përgjegjësinë për të mos e humbur shansin para nesh dhe për ta përmbyllur suksesshëm këtë proces jetik për gjeneratat e ardhshme.

    Lajmi Paraprak

    Një tjetër sfidë e çuditshme po përhapet në TikTok: Fëmijët po hanë një karamele të rrezikshme

    Lajmi i rradhës

    KShZ e gatshme të organizojë zgjedhje në çdo kohë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë