KSI rekomandon heqjen e të gjitha masave anti Covid-19

    Në mbledhjen e sotme, Komisioni i Sëmundjeve Infektive rekomandoi heqjen e të gjitha masave kufizuese për përballjen me Covid-19, përveç mbajtjes së detyrueshme të maskave në objektet shëndetësore, farmaci, transportin publik dhe shtëpitë e të moshuarve.

    Njëkohësisht, Komisioni apelon tek qytetarët që të respektojnë rekomandimet për mbrojtje dhe higjienë personale, si larja e shpeshtë e duarve, dezinfektimi dhe mbajtja e distancës.

    Komisioni rikujton se vaksinimi mbetet masa më e mirë dhe më efektive për mbrojtjen e shëndetit të popullatës.

    Komisioni për Sëmundjet Infektive monitoron situatën me Covid-19 në baza ditore dhe nëse është e nevojshme do të rekomandohen masa të reja.

    Lajmi Paraprak

    “Zhdukja më e rëndë se vdekja”

    Lajmi i rradhës

    Barcelona tërhiqet nga gara për transferimin e Gabriel Magalhaes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë