Ku lindën më shumë fëmijë në RMV?

    Jetëgjatësia në Maqedoninë e Veriut është rritur për një vit dhe ka arritur në 76.63 vjet, por vendi vazhdon të përballet me rritje natyrore negative të popullsisë.

    Jetëgjatësia mesatare
    2023 – 75.32 vjet
    2024 – 76.63 vjet

    Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikës në “Vjetarin Statistikor të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2025”, gjatë vitit 2024 kanë lindur 16,061 fëmijë, ndërsa kanë vdekur 20,201 persona.

    2024
    Lindje: 16,061
    Vdekje: 20,201
    Rritje natyrore: -4,140

    Kjo do të thotë një rënie e popullsisë prej 4,140 banorësh vetëm brenda një viti. Vetëm rajoni i Shkupit shënoi rritje natyrore pozitive, ndërsa në të gjitha rajonet e tjera numri i vdekjeve e tejkaloi ndjeshëm numrin e lindjeve.

    Në rajonin e Shkupit, rritja më e lartë natyrore është shënuar në Saraj me +8.4 dhe në Çair me +5.5 për 1,000 banorë.

    Saraj +8.4
    Çair +5.5
    Kisella Vodë -4.2
    Karposh -3.9

    Në nivel shtetëror, rritja natyrore më e lartë është regjistruar në komunat Haraçinë +10.5, Studeniçan +9.7, Saraj +8.4, Likovë +6.2, Çair +5.5, Zelenikovë +5.3 dhe Shuto Orizari +5.2 për 1,000 banorë.

    TOP RRITJE POZITIVE:
    Haraçinë +10.5
    Studeniçan +9.7
    Saraj +8.4
    Likovë +6.2
    Çair +5.5
    Zelenikovë +5.3
    Shuto Orizari +5.2

    Rritja natyrore më e ulët në nivel shtetëror është shënuar në Novosellë, Novac, Nagoriçan i Vjetër, Kratovë, Berovë, Çeshinovë-Obleshevë, si dhe Rosoman.

    RËNIE MË E MADHE:
    Novosellë -14.8
    Novac -13.7
    Nagoriçan i Vjetër -13.6
    Kratovë -12.8
    Berovë -10.3
    Çeshinovë e Obleshevë -10.3
    Rosoman -10.2

    Vetëm për një vit, numri i lindjeve të gjalla ka rënë për gati 700, nga 16,737 në vitin 2023 në 16,061 në vitin 2024.

    Lindje të gjalla
    2023 – 16,737
    2024 – 16,061

    Në gjashtë vitet e fundit, që nga viti 2019, Maqedonia vazhdimisht ka rritje natyrore negative. Rënia më e madhe e popullsisë është shënuar në vitin 2021, kur lindën 18,648 persona dhe vdiqën 28,516, ose një rënie prej -9,868 banorësh.

    Vitin e kaluar është regjistruar edhe rënie e ndjeshme e martesave. Numri i tyre është ulur për 1,600 dhe ka arritur në 11,066, ndërsa shkurorëzimet janë rritur për 259, në gjithsej 2,024.

    Martesa – 11,066
    Shkurorëzime – 2,024

    Mesatarisht, gjatë vitit 2024 ka pasur 183 shkurorëzime për 1,000 martesa. Numri më i lartë i shkurorëzimeve për 1,000 martesa është regjistruar në rajonet e Vardarit, Lindjes dhe Juglindjes – mbi 200, ndërsa më i ulëti në rajonin Verilindor – nën 140.

    Sipas komunave, numrin më të lartë të shkurorëzimeve për 1,000 banorë e kanë Zërnovci me 888, Llozova me 500, Rosomani me 461, Gradsko me 437, Dellçeva me 386, Dojrani me 363, Gjevgjelia me 319, Kavadari me 316 dhe Qendra me 308.

    KOMUNA:
    Zërnovci – 888
    Lozovë – 500
    Rosoman – 461
    Gradsko – 437
    Dellçevë – 386
    Dojran – 363
    Gjevgjeli – 319
    Kavadar – 316
    Qendër – 308

    Ndërkohë, më pak shkurorëzime për 1,000 banorë janë regjistruar në Vevçan dhe Qendër Zhupë – zero, Sopishtë 26.3, Likovë 32.4, Haraçinë 36, Saraj 44 dhe Pehçevë 45.5. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Tetova me 5% më shumë lindje se vitin e kaluar

    Lajmi i rradhës

    Simovski: emigrimi i të rinjve, shkaku kryesor i rënies së lindjeve në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë