Ku mbeti Ligji për kulturën?  

    Debati i fundit publik për Ligjin e ri të Kulturës u mbyll gjashtë muaj më parë, por dokumenti ende nuk është miratuar. E ndërsa ka shtatë vjet që projektligji për kulturën plotësohet dhe ndryshohet, në fuqi mbetet ligji i vjetër, që sipas Sindikatës së punonjësve të kulturës, disa dispozita të Ligjit të miratuara në vitin 2014 po zbatohen në mënyrë konsistente në vitin 2022 dhe 2023. Bëhet fjalë për proceset si “vlerësimi”, “riauditimet”, “menaxhimi i efektit/performancës”, “punësimi me afat” etj të ndryshimeve të vitit 2014, të cilat gjatë hartimit të projektligjit të ri janë cilësuar si jofunksionale dhe të pazbatueshme sipas qëllimit. Sipas sindikatës, drejtorë të disa institucioneve në dy vitet e fundit me çdo kusht dhe në institucione të caktuara me kërcënime me gjoba ndaj punonjësve dhe komisioneve kanë bërë rishikime dhe vlerësime, të cilat i bindin punonjësit se janë “pro forma” dhe si të tillë duhet ta zbatojnë sepse kështu është në ligjin e kulturës që është në fuqi.

    “Ministrja e Kulturës deklaron publikisht vullnetin e saj për ligjin e ri, por në praktikë mbështet drejtorët që të zbatojnë të vjetrin. Dhe nëse praktika në nëntë vitet e fundit ka treguar se diçka është e pazbatueshme, në interes të kujt është praktikimi i rregulloreve jofunksionale nga Ligji për Kulturë i miratuar në vitin 2014? A janë këto praktika për shkak të presionit ndaj punonjësve dhe kërcënimeve, për të cilat fatkeqësisht i njëjti ligj u miratua në vitin 2014?”, thuhet në reagimin e tyre.

    Sindikata pohon se është i papranueshëm zbatimi i disa dispozitave të ligjit të vjetër, përkundër të gjitha premtimeve dhe zotimeve dhe pas punës në dy projektligje. Nëse vazhdon pasiviteti i Ministrisë së Kulturës dhe drejtorët vazhdojnë me këmbëngulje dhe me forcë zbatimin e pjesëve jofunksionale të ligjit të vjetër, SPK paralajmëron se do të ndërmarrë hapa radikalë, veçanërisht ndaj atyre drejtorëve që do të përdorin kërcënime dhe forcë nga një pozicion pushteti mbi punonjësit e tyre.

    Edhe pse në krye të Ministrisë gjatë këtyre viteve janë ulur pesë ministra, në fuqi vazhdon të mbetet ligji i vjetër, i miratuar në vitin 1998, i cili për gjatë njëzet viteve ka pësuar 16 ndryshime dhe plotësime. Me ligjin e ri pritet të arrihet një kornizë moderne ligjore, e cila do të jetë bazë për zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve për krijimtari artistike dhe për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Projektligji i ri, i hartuar që në vitin 2017, por edhe pas debateve publike, nuk arriti të kalonte në Komisionin parlamentar të kulturës, i bllokuar nga qindra amendamente, kryesisht nga VMRO-DPMNE, me pretendimin se do të fshijë çdo gjë “nacionale” dhe se favorizon “skenën e pavarur” në kurriz të interesit nacional në kulturë, anëtarët shqiptarë nuk ishin dakord sa i takon përcaktimit të “përqindjes” për mbështetjen e kulturës shqiptare. Partitë shqiptare u mjaftuan me disa amendamente, ndërsa VMRO-DPMNE ka arkivuar qindra të tilla, duke bërë të pamundur shqyrtimin. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Hyn në lojë presidenti shqiptar!

    Lajmi i rradhës

    Pensionet harmonizohen, nuk rriten

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë