Pensionet harmonizohen, nuk rriten

    Me ndryshimet e fundit në Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor, i cili ka hyrë në fuqi në mars të vitit 2022, dhe me futjen e mënyrës së re të harmonizimit të pensionit, me përshtatjen në modelin e kombinuar të rritjes 50 për qind të pagës mesatare dhe rritja me 50 për qind e kostos së jetesës, pensionet janë rritur me rreth 21 për qind dhe bashkë me harmonizimin në janar 2022 kjo është një rritje prej rreth 24 për qind.

    Metodologjia jep rezultate sepse nga 1 janari 2022, kur pensioni minimal ishte 10.487 denarë, në tetor është paguar pensioni më i ulët në vlerë prej 13.200. Apo me fjalë tjera, pensioni është rritur për më shumë se 3000 denarë për vetëm një vit e gjysmë.

    Kryetari i Partisë së Pensionistëve, Ilija Nikollovski, i cili ishte i përfshirë drejtpërdrejt në hartimin e metodologjisë së re për harmonizimin e pensioneve, thotë se janë të kënaqur me zgjidhjen e arritur.

    “Llogaritja në bazë të inflacionit dhe rritjes së pagave është masa më adekuate për harmonizimin e pensioneve dhe jo rritje lineare”, shton Nikollovski.

    Sipas tij, termi rritje nuk ekziston në sistemin e pensioneve, por ekziston harmonizimi i pensioneve.

    “Ne si parti jemi të kënaqur me këtë harmonizim. E vetmja gjë që mendojmë se duhet bërë në mënyrë shtesë është rishikimi i herëpashershëm i pensioneve. Dhe çfarë do të thotë rishikim? Kur ka një hendek të madh, një çekuilibër mes pensionit më të ulët dhe atij më të lartë, herë pas here bëhet nivelizimi i pensioneve, që do të thotë se ata me pensione më të ulëta marrin pak më shumë. Luftuam për kthimin e nenit 37, ku harmonizimi i pensioneve bazohet në inflacion dhe rritje të pagave dhe kjo është masa më adekuate për harmonizimin e pensioneve. Njëherësh rritja lineare nuk duhet të jetë shembull i harmonizimit të pensioneve, sepse secili duhet të marrë aq sa ka punuar, sipas meritës, arsimit dhe vjetërsisë”, tha ai.

    Kohë më parë nga ekzekutivi theksuan se me futjen e metodologjisë së re është siguruar rritje konstante e pensioneve.

    Zëvendësministrja për punë sociale Jovanka Trençevska në qeverinë teknike dhe ish ministrja në këtë dikaster, thotë nëse shihni se sa është rritur pensioni vite më parë dhe sa është rritur që nga vendosja e metodologjisë së Qeverisë, do të shihni se realisht ka një zgjidhje sistematike, e cila jep rezultate në afat të shkurtër, por jep shumë më tepër në planin afatmesëm dhe afatgjatë.

    “Marsi po vjen, do të kemi edhe një rritje të pensioneve, do të kemi rritje dy herë në vit dhe asnjëherë në historinë e shtetit nuk janë rritur pensionet 30 për qind në dy vite. Me rritjen e kostos së jetesës, do të rriten edhe pensionet”, thotë Trençevska.

    Nga ana tjetër, ekonomistët thonë se harmonizimi i rregullt i pensioneve që ruan fuqinë blerëse të pensioneve dhe pakënaqësia me rritjen aktuale është për shkak të rritjes së shpenzimeve për jetën, si dhe njoftimet pompoze e për rritje “rekord” të pensioneve.

    Ekspertët thonë se harmonizim i pensioneve duhet të jenë në një nivel që mbron fuqinë e tyre blerëse, gjë që nuk ishte rasti me harmonizimin e vitit 2022. Të dhënat tregojnë se raporti i pensionit mesatar ndaj pagës mesatare ka ardhur në rënie gjatë periudhës 2015-2022 si rezultat i rritjes më të lartë të pagave.

    Vlerësohet se metodologjia e re në kushtet e inflacionit të lartë është më e favorshme se ajo e mëparshme për sa i përket kostove të pensioneve të Fondit Pensional, sepse rritja e çmimeve nuk merret e plotë por me 50 për qind në llogaritjen e rregullimit të pensioneve. Një tjetër gjë është se inflacioni është i lartë dhe niveli i përputhjes është shumë më i lartë se në vitet e mëparshme me inflacion të ulët. Por duhet trajtuar si një gjendje emergjente me vlefshmëri për një periudhë të kufizuar dhe kjo situatë duhet menaxhuar në atë mënyrë.

    Nga ana tjetër, pensioni mesatar sot është mbi 20 mijë denarë, që është për 6.400 denarë më shumë se në vitin 2016, pra për 50 për qind. Pensioni minimal sot është 13.150 denarë, që është për 4.300 denarë më i lartë se në vitin 2016.

    Njëherësh në vitin 2019, me ndryshime në Ligjin për Mbrojtjen Sociale, është futur pensioni social, i cili mbulon personat mbi 65 vjeç, të cilët nuk kanë të ardhura dhe nuk mund të marrin pension në asnjë bazë tjetër. Në shembullin e ligjit për pagën minimale në shtet, me ligj do të përcaktohet edhe pensioni minimal.

    Në vitin 2024, buxheti vjetor për pensionet do të jetë më i madhi ndonjëherë, pra 1.36 miliard euro, 560 milionë euro më shumë se në vitin 2016. Me këtë, nga viti 2017 deri në vitin 2024, kjo Qeveri do të paguajë 8.5 miliardë euro vetëm për pensione. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Ku mbeti Ligji për kulturën?  

    Lajmi i rradhës

    Rëndësia e medias publike për demokracinë në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë