Ku mbeti rivitalizimi i Urës së Ibrit?

    Rivitalizimi i Urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë kishte filluar në vitin 2016 por që nga ajo periudhë përfundimi i saj nuk është bërë. Banorët në këtë pjesë po shprehen të zhgënjyer karshi mos kthimit të kokës ndaj këtij monumenti që simbolizon ndasinë.

    Ura e Ibrit është vendi që tregon historinë. Ura mbi lumin Ibër do të vazhdojë edhe për një kohë të pacaktuar të jetë pasqyrë që tregon ndarjen e një qyteti në dy pjesë, Veri e Jug.

    Barrikada janë aty e vetura e karabinierëve, dhe më tej Policia e Kosovës janë ata që e bëjnë monitorimin e lëvizjes mbi urën e Ibrit në Mitrovicë. Ndonëse kanë kaluar vite rivitalizimi i saj ende nuk është bërë”.

    Për të u diskutua e u fol shumë herë në tavolinat e diskutimit mes Kosovës e Serbisë e madje u menduar se më në fund në vitin 2016 po fillonte një epokë e re.

    Rivitalizmit duket se ishte shpresë së gjërat po ndryshonin.

    Të freskëta çdo kujtim ndaj kësaj ure i ka Skender Sadiku, asamblist në komunën e  Mitrovicës Veriore.

    Sadiku që është edhe banorë i kësaj pjesë, është i zhgënjyer që çështja e kësaj ure ka mbetur pengë i proceseve të mëdha të Kosovës.

    “Fatkeqësisht edhe kjo urë në vendin tonë në vend se të jetë urë lidhëse kjo po krijon ndarje. Tash pas 11 viteve është turp edhe banorët janë lodhur më këtë çështje. Kjo urë është një mrekulli, duhet të  jap funksionin e saj dhe ti bashkoj qytetet. Besoj se jemi në minutat e fundit të ndeshjes që më arritjen e marrëveshjes final të kthehet edhe qarkullimi këtu”, ka thënë Sadiku.

    Të zhgënjyer më atë që është bërë deri tash karshi kësaj ure janë edhe banorët.

    Ndonëse thonë se gjërat nga ajo periudhë kanë ndryshuar, mos lëvizja e projektit për rivitalizimin e saj janë shenjë që tregon ndasinë.

    “Na jemi tu e pa si katastrofë askush nuk po e përmend që nuk mundemi më kalu rrugën më shku. E kanë lanë këtë punë si në harresë as nuk e di pse s’po tregojnë interes”, është shprehur Ali Boletini, banor.

    “Këtu nuk po e dinë askush çka është bërë, s’kemi asnjë ide për këtë”, ka thënë Fehmi Haxhiu, banor.

    “Kjo urë është mbet peng i bisedimeve kur të kryen ato edhe kjo kryhet. Kjo është një pengesë për popullatën.”, ka deklaruar Naim Kosova, banor.

    Pas marrëveshjes në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë më ndërmjetësim të Bashkimit Evropian në atë botë në gushtë të viti 2016 fillojë rivitalizimi i urës mbi lumin Ibër por përfundimi i saj nuk u bë në vitin 2017, ashtu siç ishte paraparë./RTV Dukagjini/

    Lajmi Paraprak

    Putin akuzon Ukrainën për “akt terrorizmi” në Urën e Krimesë

    Lajmi i rradhës

    Asnjë perandori nuk zgjat përgjithmonë, ja çfarë pritet të ndodhë me ShBA-në, Rusinë dhe Kinën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë