Ku mund të udhëtojnë ata që janë imunizuar me vaksinë kineze?

    CoronaVac, vaksina e prodhuar nga kompania kineze Sinovac, përdor mënyrën tradicionale të luftimit të viruseve, thënë ndryshe injekton virus të vdekur në mënyrë që trupi të krijojë antitrupa në mënyrë natyrale.

    Më 1 qershor, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) miratoi CoronaVac për përdorim emergjent duke i dhënë një shenjë të qartë shteteve mbi sigurinë e kësaj vaksine, veçanërisht për faktin se nuk ka nevojë të ruhet në kushte të veçanta frigoriferike.

    Vaksina u shtua edhe në mekanizmin COVAX, e cila shpërndan vaksina për vendet më të varfra.

    Në total, janë 45 shtete që e njohin vaksinën.

    Por cilat vende anëtare të Bashkimit Evropian lejojnë udhëtimin e qytetarëve të vaksinuar me CoronaVac?

    • Austria
    • Finlanda
    • Greqia
    • Islanda
    • Holanda
    • Qipro
    • Spanja
    • Suedia
    • Zvicra

    Karantina për udhëtarët e vaksinuar me CoronaVac nuk është e nevojshme në këto shtete.

    Spanja ishte një ndër shtetet e para të BE që vendosi të njohë Sinovac në qershor.

    Edhe pse Austria e njeh vaksinën e Sinovac, qytetarët e vaksinuar nuk lejohen të shkojnë në restorante dhe hotele, por vetizolimi nuk është i detyrueshëm.

    Ndryshe, Maqedonia e Veriut është ndër shtetet që ka përdorur CoronaVac të kompanisë Sinovac.

    Lajmi Paraprak

    Qeveria kërkon mbështetjen e deputetëve që e diela të shpallet ditë jo pune

    Lajmi i rradhës

    Të premten pritet të mbyllet spitali modular në Gostivar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë