Ku radhitet Maqedonia e Veriut në Indeksin për perceptimin e korrupsionit të TI-së për vitin 2021?

    Republika e Maqedonisë së Veriut në listën sipas Indeksit të perceptimit të korrupsionit të Transprensi Interneshënëll për vitin 2021 gjendet në vendin e 87-të nga 180 shtete, me 39 pikë nga të mundura 180, që është rritje për katër pikë dhe kërcim prej 24 vendeve në krahasim me vitin paraprak. Vendi megjithatë mbetet në mesataren globale prej 43 pikëve, së bashku me dy të tretat e të gjitha shteteve të radhitura, njofton AIM, përcjell Nistori.

    Drejtoresha e Transparency International – Maqedoni, Slagjana Taseva, duke i prezantuar të gjeturat e ITI-së për vitin 2021 në konferencën e sotme për media, tha se jemi përmirësuar, por nuk do të thotë se është shumë mirë dhe rezultati është ende i ulët dhe jemi shumë larg nga ajo çfarë ishim në vitin 2015, kur ishim në vendin e 66-të.

    Mesatarja globale e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit ka mbetur e pandryshuar për dhjetë vitet e fundit me 43 nga 100 pikë të mundshme. Megjithë një numër të madh përpjekjesh, 131 vende nuk kanë bërë asnjë përparim të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit në dekadën e fundit, ndërsa dy të tretat e 180 vendeve kanë nën 50 pikë, që do të thotë se kanë probleme serioze me korrupsionin, dhe 27 vende janë në nivelin e tyre më të ulët të të gjitha kohërave.

    Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 87-të këtë vit me Kosovën, Kolumbinë, Etiopinë, Guajanën, Marokun, Surinamin, Tanzaninë dhe Vietnamin. Vendin e parë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit e ndajnë Danimarka, Finlanda dhe Zelanda e Re me 88 pikë, ndërsa në vendin e 180 është Sudani i Jugut me 11 pikë.

    Nga vendet e rajonit më së miri renditet Sllovenia, e cila është në vendin e 41-të me 57 pikë, ndërsa ka një rënie prej gjashtë vendesh në krahasim me vitin 2020, kur ishte në pozitën e 35-të. Pas saj vjen Greqia, e cila është në vendin e 58-të me 49 pikë, që është një rritje prej një vendi në krahasim me vitin 2020.

    Lajmi Paraprak

    Bujar Osmanit i kërkohet që t’i publikojë përgjigjet ndaj kërkesave të palës bullgare

    Lajmi i rradhës

    Kjo është përgjigjja e Kovaçevskit nëse bullgarët duhet të përfshihen në Kushtetutë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë