KUFIRI, SHPRESË PËR BIZNESET! Kompanitë tregtare vërshojnë Dibrën

    Brenda një viti në Dibër disa kompani prestigjioze të vendit që merren me tregti hapën marketet e tyre. Është një dukuri e cila është në qendër të vëmendjes të dibranëve meqë aktualisht në Dibër funksionojnë afro 10 kompani tregtare edhe pse numri i banorëve është i kufizuar për shkak të migrimit të popullatës. Nëse kemi parasysh se në qytet dhe në fshatra ka edhe shitore tregtare me kapacitet më të vogla atëherë shpesh parashtrohet pyetja se përse në Dibër kanë vërshuar marketet e kompanive kryesore të vendit. Vlerësimet të ekonomistëve dibran janë se biznesin në Dibër nuk e shohin vetëm nga konsumatorët lokal por edhe nga konsumatorët të shumtë nga viset kufitare të Shqipërisë.

    Si asnjëherë deti tani numri i kompanive tregtare në Dibër nuk ka qenë aq i madh. Për një kohë të shkurtër përveç kompanive tregtare të Dibrës, markete hapën edhe kompanitë të fuqishme të vendit siç janë Kiper, Kam, Stokomak, e të tjerë. Prezenca e madhe e shitoreve tregtare është e mirëseardhur për dibranët meqë tani markete të kompanive lokale kanë një konkurrencë të fuqishme dhe çmimet janë më korrekte se sa më parë. Konkurrenca ka bërë poashtu të mundshme që në Dibër të gjesh të gjitha prodhimet industriale edhe atë për çmime korrekte.

    Dibranët i gëzohen konkurrencës me të drejtë dhe thonë se hapja në Dibër e marketeve të kompanive të fuqishme të vendit është në interes të tyre. Anëtarët të Odave ekonomike që veprojnë në Dibër thonë se hapja e marketeve pothuajse nga të gjithë kompanitë e fuqishme të vendit, është një dukuri pozitive për dibranët. Ata thonë se tani dibranët kanë çmime objektive për shumë prodhime, por shtojnë se synimi kryesor i kompanive të fuqishme tregtare që kanë hapur bizneset në Dibër ka të bëjë drejtpërdrejt edhe me pozitën e Dibrës kufitare.

    Duke analizuar prezencën shumë të madhe të shtetasve shqiptar në Dibër, ata vlerësojnë se fuqia blerëse është e madhe. Rritja e frekuencave në të dy vendkalimet kufitare Bllatë dhe Xhepishtë nga shtetasit shqiptarë, flet qartë se ata në Dibër mes tjerëve vijnë edhe për tu furnizuar me artikuj ushqimorë, por jo vetëm, ata blejnë edhe teknikë dhe prodhime të tjera industriale.

    Në bisedën që patëm me disa nga përfaqësuesit të marketeve u informuam se pikërisht afërsia e Dibrës me kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, është shkaku kryesor që kompanitë e mëdha hapin markete në Dibër. Ata shprehen të kënaqur nga xhiroja tregtare por shtojnë se duke marrë parasysh edhe numrin e madh të mërgimtarëve, komuna e Dibrës respektivisht banorët e saj kanë fuqi blerëse të larta.

    Në lidhje me marketet e shumta që tani janë hapur në Dibër nga kompanitë lokale por edhe ata prestigjioze, biseduam edhe me disa shtetas të Shqipërisë, por edhe me banor lokal. Afrim dhe Nazmie Asani janë nga Shqipëria, respektivisht nga një fshat kufitarë. Ata i takuam duke mbush automjetin e tyre në parkingun e Kiper marketit.

    “Në Dibër të Madhe vijmë për tu furnizuar me produkte ushqimore edhe atë çdo të shtunë. Çmimet janë shumë më lirë se tek ne por furnizohemi edhe me derivate të naftës të cilat poashtu janë shumë më të lira në Dibër”, thotë kryefamiljari Afrim.

    Pothuajse të njëjtin mendim kanë edhe banorët të tjerë të Shqipërisë që furnizohen me ushqime në Dibër. Valoni ka 43 vjeç dhe jeton në lagjen e epërme të Dibrës. Ai thotë se hapja e marketeve nga kompanitë të fuqishme drejtpërdrejt reduktoi çmimet në markete lokale. Është shumë mirë që konkurrenca në rrjetin tregtar tani është e fuqishme, thotë ai. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    RRITJA EKONOMIKE E DOBËT NË RMV

    Lajmi i rradhës

    Si do të kthehen mërgimtarët, nëse pas 12 shkurtit nuk do të vlejnë pasaportat RM?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë