Rangelloviq: Strategjia e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare është e gabuar

    Kolumnisti dhe analisti politik, Ivor Rangelloviq, në emisionin “360 gradë”, vlerëson se strategjia e VMRO-DPMNE-së për të kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare është e gabuar, duke shtuar se ka një mënyrë më efikase dhe kohë më të përshtatshme për të nisur një iniciativë të tillë.

    “Mendoj se do të ishte strategjikisht më e mençur që VMRO-DPMNE të priste qershorin, të shohë se çfarë do të ndodhë me atë veto dhe pastaj t’i bashkohej një ofensive, dhe do të ishte politikisht korrekte, nëse kërkoni  takim liderësh, të mos hyni në vendosjen e kushteve për datë për zgjedhje të parakohshme… është e drejtë të kërkohen zgjedhje, por mendoj se mënyra strategjike në të cilën VMRO-DPMNE e inicion atë, nuk jam i sigurt se as për opinionin e as për votuesit e VMRO-së kjo të jetë e mirë”, tha Rangelloviq. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Edhe ata i paguan populli maqedonas” – Micov i nervozuar braktis emisionin “Vo centar (Video)

    Lajmi i rradhës

    Problemet e Macronit ende pa filluar mirë mandatin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë