“Kujdes me të dhënat personale”

    Gjatë tre viteve të fundit në Maqedoni ka pasur më shumë se 300 raste të shkeljeve të të drejtave personale të përdoruesve të internetit, ku një e treta janë regjistruat si gjuhë e urrejtjes. Të regjistruara janë edhe rreth tridhjetë raste të mashtrimit kompjuterik për të dhëna personale, por në trend është edhe numri i madh i sulmeve kibernetike të drejtuara ndaj institucioneve shtetërore si ministritë, bankat, etj. Këto informacione janë pjesë e hulumtimit të kryer nga Petar Klinçarski, monitorues i jashtëm i Komitetit të Helsinkit si dhe Bojan Stojkovski, studiues nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarëve Hulumtues (BIRN).

    Në forumin i cili u mbajt këtë javë për liritë e internetit dhe të drejtat digjitale, organizuar nga Komiteti i Helsinkit, Klinçarski dhe Stojkovski prezantuan hulumtimin e tyre të bazuar në të dhënat e rasteve të ndodhura gjatë periudhës 2020-2022, pra një monitorim tre vjeçar që rezulton se përveç gjuhës së urrejtjes dhe keqpërdorimit të të dhënave personale dixhitale, ka pasur edhe hakerim të certifikatave të vaksinimit të lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë.

    “Kjo ka qenë shumë e rëndësishme sepse ato çertifikata Kovid janë përdorur për të udhëtuar në vende të tjera dhe në një farë mënyre kjo e vë në pikëpyetje edhe vetë procesin, nëse institucionet tona kanë kapacitet të mjaftueshëm sa i përket të dhënave personale dhe të dhënave të tilla të ndjeshme”, tha Stojkovski gjatë fjalimit të tij.

    Shpërblimet false që prezantohen në rrjetet sociale, mbi të gjitha në Facebook, përdorin emrat e markave të njohura dhe tërheqin qytetarët që të lënë të dhënat e tyre personale, ka sqaruar Stojkovski më tej, të cilin e ka mbështetur edhe Klinçarski i cili theksoi se krahasuar me vitin e kaluar dukshëm është rritur numri i rasteve të “vjedhjes” së të dhënave personale, pikërisht përmes lojërave të tilla “shpërblyese”. Një tjetër trend i rrezikshëm në rritje është publikimi i lajmeve të rreme. “ Në këtë rast kemi pasur edhe qytetarë, por edhe portale të caktuara që e bëjnë këtë. Këtu janë më së shumti në shënjestër zyrtarë shtetërorë, politikanë, personazhe publike, por mendoj se ky kërcënim është fjalë për fjalë për të gjithë, sepse në ditët e sotme nëse diçka mund të publikohet lehtësisht, është përhapja e saj përmes rrjeteve sociale”, theksoi Stojkovski.

    Në fund të diskutimit, të pranishmit përsëri dërguan mesazhe që të kenë kujdes me të dhënat personale në internet, ndërsa Bojan Stojkovski iu referua edhe fushatave, përmes të cilave qytetarët do të edukohen për raportimin e rasteve të tilla. Ai gjithashtu kërkoi lehtësimin e procesit për veprim.

    “Nëse ka një lehtësim të kësaj procedure, për të raportuar lehtë rastin dhe për të marrë një shpjegim, atëherë sigurisht që po, ato fushata janë një përgjigje e përshtatshme. Por unë mendoj se kjo do të ishte një strategji afatgjatë për të menduar”, tha si përfundim Stojkovski. /koha/

    Lajmi Paraprak

    ‘Dr Google’ një ndikues i madh në shëndetin e qytetarëve të Maqedonisë

    Lajmi i rradhës

    Cilat ushqime mund të konsumoni në mëngjes dhe cilat jo?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë