‘Dr Google’ një ndikues i madh në shëndetin e qytetarëve të Maqedonisë

    Gati në secilën shtëpi, mund të gjesh një mini barnatore me ilaçe nga më të ndryshmet, duke filluar nga ato për ftohjen, dhimbjet e fytit dhe kollën e deri tek sëmundjet më të shpeshta akute.

    Një hulumtim i realizuar nga kompania farmaceutike “Galencia” në zonat urbane dhe rurale, mes popullatës 18-70 vjeç, tregon se për 65 për qind të qytetarëve, interneti luan një rol të rëndësishëm për hulumtimin e simptomave ose për të marrë informacion shtesë rreth diagnozës së tyre shëndetësore.

    “Barnatoret e shtëpisë zakonisht përmbajnë produkte që mund të shpërndahen rregullisht pa recetën e mjekut, 80 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se zakonisht i kanë këto produkte në shtëpi, si tableta, kapsula, kremëra dhe xhel për sëmundjet e zakonshme. Llojet e barnave që qytetarët i kanë në farmacitë e tyre të shtëpisë, pavarësisht nëse i përkasin atyre që lëshohen rregullisht me recetë apo jo, më të zakonshmet janë ilaçet për ftohjen, dhimbjet e fytit dhe kollën (75 për qind), ndërsa 73 për qind kanë deklaruar se ata kanë antipiretikë në shtëpi për të ulur temperaturën e lartë dhe 61 për qind e njerëzve kanë analgjezik”, thuhet sipas të dhënave të hulumtimit.

    Përdorimi i produkteve anti-alergjike tregon rritje globale dhe 47 për qind e barnatoreve shtëpiake të vendit përmbajnë ilaçe kundër alergjive. Një nga gjendjet që shpesh gjendet në hulumtim është diarreja, prandaj 44 për qind e njerëzve kanë ilaçe dhe preparate për këtë sëmundje në shtëpi. Në barnatoret e shtëpisë 37 për qind kanë ilaçe dhe preparate për trajtimin e plagëve sipërfaqësore. Hulumtimi gjithashtu tregon se pak më shumë se një e treta e njerëzve thonë se kanë një gjendje kronike e cila kërkon që ata të marrin mjekim rregullisht. Dhe 15 për qind e të anketuarve përballen me probleme kardiovaskulare, që do të thotë se sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut janë sëmundja kronike më e zakonshme. Alergjitë kryesojnë listën me 7 për qind, dhimbjet e kokës dhe diabeti me 6 për qind të ndjekura nga problemet reumatologjike me 5 për qind.

    Të anketuarit janë ankuar në mënyrë të barabartë për sëmundjet e gjëndrës tiroide, shtyllës kurrizore, organeve të tretjes, sëmundjeve të mushkërive, si dhe stresit dhe problemeve të tjera psikologjike – 4 për qind secili, thuhet në njoftim. Qytetarët me sëmundje kronike përdorin mesatarisht 3.3 barna të ndryshme për trajtimin e sëmundjeve kronike. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Mungojnë sinjalizuesit në rrugën Zhelinë – Jegunoc

    Lajmi i rradhës

    “Kujdes me të dhënat personale”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë