Prokuroria Themelore Publike – Shkup ka ngritur kallëzim penal ndaj 41-vjeçarit nga Shkupi, për shkak të dyshimit për vepër penale “mashtrim”, sipas nenit 247 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 me nenin 45 të Kodit penal. I Akuzuari gjatë periudhës 6 maj 2020 deri më 5 mars 2021 ka kryer mashtrime me qëllim të përfitimit material, përcjell Nistori.
Ai me këtë rast ka mashtruar dhe njëkohësisht ka dëmtuar 10 persona. Me katër nga të dëmtuarit i akuzuari ka nënshkruar marrëveshje për paradhënie për banesa në ndërtim dhe iu ka marrë shuma të ndryshme të parave, por marrëveshje për shitblerje nuk është firmosur asnjëherë. Ndërkohë me gjashtë të dëmtuarit tjerë ka nënshkruar marrëveshje për paradhënie dhe më pas edhe marrëveshje për shitblerje në të cilat pa njohuri të pronarëve ka firmosur sikur të ishte shitës. /Nistori/