Kopertina e Revistës ‘Atlante’ më 1969: Kërkimi ynë, shqiptarët e Italisë

    Kopertina e gushtit të vitit 1969 të revistës italiane “Atlante” është e veçantë pasi në foto të parë është një vajzë arbëreshe që mbart kostumin e saj kombëtar.

    Ka qenë studiuesi arbëresh Vincenzino Ducas Angeli Vaccaro, nga komuna e Firmo-s, që e ka risjell në vëmendje këtë kopertinë.

    Kjo revistë e përmuajshme e Institutit Gjeografik De Agostini, është publikuar në Novara, dhe ka përfshirë në fushën e saj të interesit edhe etnografinë e zonave gjeografike që kishte në objekt të punës së saj. Titulli kryesor i numri është: “Kërkimi ynë: Shqiptarët e Italisë”. /Kultplus/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria miraton propozimin që gjendja e krizës në vend të vazhdojë deri në fund të vitit

    Lajmi i rradhës

    KUJDES NGA KUSH BLENI BANESË | 41-vjeçari nga Shkupi ka mashtruar dhjetë persona si pronar i banesave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë